KMSH: Beja te anuloje ndalimin e shamive
Ndalimi i dy vajzave me shami ne Burrel qe te shkojne ne shkolle, solli dje reagimin e Komunitetit Mysliman te Shqiperise. Ai denoi ashper kete veprim duke perqendruar kritikat ndaj deklaratave te papergjegjshme sic i cilesoi te Ministrit te Arsimit Fatos Beja ne perkrahje te shkeljes se Kushtetutes. Beja, ne vijim te vendimeve te drejtuesve te shkollave per moslejimin e nxeneseve me shami, tha se e mbeshteste nismen, duke premtuar se do te ndalohen te gjithe ata qe mbajne simbole fetare ne mjediset arsimore. Ne kete pike, drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar kerkojne qe Ministri i Arsimit, Fatos Beja te terheqe pas deklaraten dhe nxeneset me shami te lejohen ne shkolle ashtu sikurse edhe nxenesit e tjere.
DEKLARATA
Pak dite me pare ka qene Ministri i Arsimit dhe Shkences, Fatos Beja i cili ka deklaruar se vajzat te cilet mbajne shami dhe shkojne ne shkolla publike nuk do te lejohen te ndjekin keto shkolla per vete faktin se ato jane laike. Rasti i pare ka ndodhur ne qytetin e Burrelit ku dy vajza pavaresisht se ishin me rezultate te shkelqyera ne mesime nuk jane lejuar te futen ne shkolle.
ARGUMENTET
Menjehere pas ketij rasti ka reaguar edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar i cili i ka kerkuar dje Ministrise se Arsimit qe te ktheje mbrapsht kete vendim. "Komuniteti Mysliman i Shqiperise e konsideron si te nxituar prononcimin e ministrit te arsimit dhe te shkences ne lidhje me shamine, sidomos ne nje kohe kur Shqiperia eshte bere anetare me te drejta te plota ne NATO dhe pretendon te aplikoje per anetaresimin ne BE. Ne vazhden e perpjekjeve per zgjidhjen e ketij problemi kemi kerkuar edhe nje takim zyrtar me Ministrin e Arsimit, por ai nuk ka kthyer ende asnje pergjigje", - eshte shprehur Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muca. Sipas tij, kjo eshte nje dukuri e perseritur ndaj vajzave me shami te cilat kane te drejta kushtetuese per arsimim. "Duke deklaruar edhe njehere se veshja e vajzave myslimane me shami koke nuk eshte simbol dhe indoktrinim fetar, por nje obligim i besimit Islam, kerkoj kthimin mbrapsht te ketij vendimi", - ka paralajmeruar Muca.
QENDRIMI
Ne qendrimin e tyre tashme te bere zyrtar, perfaqesues te besimit Islam ne Shqiperi, argumentojne se Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, i garanton cdo shtetasi te drejten e arsimimit dhe te lirise se besimit. Per kete arsye Komuniteti Mysliman i Shqiperise, kerkon qe ketij problemi t'i jepet rrugezgjidhje brenda kornizave kushtetuese. "Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, i garanton cdo shtetasi shqiptar te drejten e arsimimit dhe te lirise se besimit. Keto kufizime nuk mund te cenojne thelbin e lirive dhe te drejtave dhe ne asnje rast nuk mund te tejkalojne kufizimet e parashikuara ne Konventen Evropiane per te Drejtat e Njeriut" eshte shprehur kryetari i KMSH, Selim Muca. S. Isaku
Beja: Jo shami dhe mjekra ne shkolla
"Vajzat e mbuluara me shami apo me simbole te tjera fetare, nuk duhet te lejohen ne shkolla". Keshtu ka deklaruar ministri i Arsimit dhe Shkences Fatos Beja, duke dale zyrtarisht ne krah te institucioneve arsimore per mospranimin e ketyre te rinjve ne shkolla. Gjate nje vizite ne mjediset e shkolles "Arben Broci", pak dite me pare kreu i dikasterit te Arsimit la te kuptohet se, nese keta te rinj nuk pranojne kushtet e shkolles, mund te largohen duke ushtruar te lire besimin e tyre ne medrese. Kjo deklarate parapriu nje debatet mes komuniteteve fetare, kryesisht atij mysliman dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Beja eshte ministri i pare qe deklarohet ne menyre te prere dhe hapur kunder shamive, veladoneve apo simboleve te tjera fetare ne shkolla. Ceshtja e simboleve ka shkaktuar mjaft polemika ne radhet e institucioneve arsimore. Ndersa nxenesit apo studentet e besimit mysliman pretendojne se jane te lire te ndjekin besimin e tyre fetar, institucionet arsimore kane mbajtur nje qendrim te ndryshem. Sipas tyre, Shqiperia eshte shtet laik, dhe duhet respektuar.
Shami apo perce
Ne media shpesh here eshte diskutuar apo trajtuar tema per mbajtjen e shamive dhe perceve ne ambientet arsimore, duke ngaterruar nocionet. Ajo qe vlen te sqarohet, eshte se termat perce dhe shami kane kuptime krejt te ndryshme. Percja, eshte mbulesa e plote e kokes, perfshire dhe fytyren. Kjo eshte nje tradite ne vendet arabe, e pelqyeshme nga besimi Islam por jo e detyrueshme.
Kurse mbulesa e detyruar ne besimin Islam eshte shamia. Femra e cila ka arritur nje moshe pjekurie, duhet te ekspozohet jashte rrethit te ngushte familjar, vetem ne fytyre, duar dhe kembe.
Perjashtimi
Dy vajza nga qyteti i Burrelit jane perjashtuar nga mjediset e shkollave te tyre per shkak se mbanin shami. Ky vendim eshte marre pas deklarimit qe ka bere Ministri i Arsimit dhe Shkences, Fatos Beja pak dite me pare ne nje prej shkollave te kryeqytetit.