E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Si e grabitem makinen e postes"

Ardian Bushi

LEZHE - I arrestuar per grabitjen e 5 milione lekeve te postes, Enver Diva ka vendosur qe te tregoje gjithcka, duke shfaqur pendese per ate qe ka bere. E keshtu gjate dites se djeshme, ai ka rrefyer gjithe grabitjen, qe nga organizimi i saj deri tek venia ne jete, disa dite me pare. Diva jo vetem ka bere nje kthese te menjehershme, por ka treguar dhe skenen e grabitjes se parave. Vendimin per te folur, Diva e ka marre pasi ka kerkuar ndihmen mjekesore. Ishte plaga e infektuar qe kishte marre ne trup gjate perplasjes me forcat e RENEA-s, qe i ndaluari te fliste. Burime policore thane se, Enver Diva ka zbuluar faktin qe eshte plagosur me arme zjarri nga forcat special ne shpatull. Frika e nje infeksioni te mundshem ka bere qe ai te kerkonte edhe ndihmen e mjekeve, ku pas mjekimit ne pas ka kerkuar edhe hetuesit, per tu rrefyer para tyre mbi vjedhjen e bankes. Me pas ai ka rrefyer per grupin e hetuesve te gjithe ngjarjen.

Gjate deshmise se tij, Enver Diva ka thene se, "drejtuesi i operacionit per vjedhjen e bankes ka qene lezhjani Elton Gjini. Ai kishte marre edhe informacionin per kohen e transferimit te parave dhe njekohesisht menyres se si transferoheshin. Kater here kishim ndjekur arketaren qe terhiqte parat, kete me qellim qe te shikonim mbrojtjen e tyre, pajisjen me armet dhe menyren se, si mund te largoheshim". "Per tu larguar kishim disa variante", eshte shprehur Diva. "Nese do te deshtonte levizja per ne superstraden Lezhe-Shkoder, ose Lezhe-Milot, duke pare se terreni ishte me i mbuluar me shkurre ne mund te largoheshim nga Miloti, nga Burreli apo Mirdita. Kjo pasi nese policia do afrohej, ne do qellonin, do digjnim makinen e do largoheshim malit. Per grabitje armet i kishim, ndersa Eltoni sugjeroi marrjen e nje makine jashte rrethit. Kete gje e bera une ne Fushe-Mamurras, duke ja marre nje fqinji tim pa i treguar dhe se do e perdorja per probleme personale, pasi ai e dinte se kisha nusen shtatzene", ka thene Enver Diva.

"Pasi kishim piketuar menyren e levizjes, une do i jepja makines. Eltoni do mbante punonjesit e postes nen kercenimin e armeve, e Floriani do te terhiqte thesin me para. Une isha i pergatitur, qe nese do kishte reagime te qelloja ne drejtim te punonjesve te bankes. Gjate largimit me makine do ecja me shpejtesi, ku do me mbulonin Elton Gjini dhe Florian Marku", ka treguar per policine, planin i arrestuari si i dyshuar per grabitjen. "Pasi kemi mundur te marrim parat, ne jemi futur ne fshatin Treshe te Lezhes, ku me pare e kishim menduar dhe kemi djegur makinen. Me pas jemi larguar me pas malit, duke kaluar ne Mirdite, ku edhe jemi fshehur. Pasi kemi ndare parat, kemi vendosur qe te nesermen te ktheheshim ne shtepi dhe te dilnim ne qytet, per te mos rene ne sy i pyetur se ku i kishin derguar parate, Diva eshte shprehur se ata tashme i kane prishur te gjitha leket dhe nuk disponon asnje me", ka thene Diva. Ai ka treguar para policise se, Elton Gjini i kishte kercenuar. "Nese do hapnim gojen do te na vriste dhe gjithcka duhej ta mbanin sekret", ka thene para hetuesve. "Ne u perpoqem, por duke u njoftuar nga familjaret se policia kishte ardhur ne shtepi, duke kontrolluar per ne e pashe me pas se gjithcka ishte zbuluar. Ne fakt, personalisht nuk kisha ndermend te dorezohesha, pasi une e di c'eshte burgu, por duke qene se isha i plagosur, mjeket qe me kane dhene fillimisht privatisht mjekimin nuk pranuan me te me mjekonin dhe askush nuk munde te me ndihmonte. Ne keto kushte vendosa te dorezohesha por nga frika e hakmarrjes nuk kam pranuar te flase. Duke pare infeksionin qe ka marre plaga dhe askush nuk dinte gje, kam vendosur qe te bashkepunoj me organet e drejtesise per te treguar te verteten e ngjarjes", ka perfunduar Diva. Grabitja e lekeve ndodhi ne 12 mars te ketij viti, ne afersi te nje banke ne qender te Lezhes.

Ne pranga

Elton Gjini

38 vjec, banues ne Lezhe

I denuar ne Itali per grabitje

Enver Diva

39 vjec, banues ne Fushe Mamurras

Liruar 2 muaj me pare nga burgu

I denuar me 12 vjet burg per grabitje

Ne kerkim

Florind Marku

25 vjec, banues ne Lezhe

Liruar 2 muaj me pare nga burgu

I denuar 7 vjet burg per vjedhje me arme


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›