E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat, komunat ende pa nisur aplikimet

Aplikimi per kartat e identitetit nuk ka filluar ende ne disa nga komunat e Vlores. Kjo gje eshte konfirmuar nga prefekti i qarkut, Hasan Halili. Ky i fundit tha se, pervec ecurise se procesit, kryesisht ne qytet, ku ka nisur tashme dhe shperndarja e kartave te para te identitetit. Sipas tij, vetem ditet e fundit jane instaluar aparaturat ne komunen Qender si dhe ne Bashkine Selenice. Po keshtu pavaresisht se i gatshem ka qene personeli ne disa komuna te tjera, puna nuk ka pasur ngecje, per shkak te luhatjeve te tensionit ku si pasoje sistemi eshte corientuar dhe nuk ka funksionuar sic duhet. Kjo dhe per shkak se komunat si dhe zyrat ku jane vendosur aparaturat per kartat e identitetit nuk kane pas te instaluar nga nje stabilizator ku te behej e mundur qe dhe rryma elektrike mos te jepte goditje ne sistem dhe ne kompjutere. Halili tha se, komuna Hor Vranisht, Brataj, dhe Sevaster, nuk ka asnje zhvillimin per nisjen e aplikimeve. O. H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›