E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion "Vila", pranga dy grabitesve

DURRES- Dy persona te cili grabiste me thyerje dyqane dhe banesa eshte vene ne pranga nga policia. Operacioni u kodua "Vila", ndersa ne pranga te efektivave te policise rane Sokol Duka, 36 vjec, me banim ne fshatin Shtushaj, Diber, si dhe Flamur Hoxha, 39 vjec, me origjine nga Dibra si dhe me banim ne fshatin Sukth, Durres. Ndalimi i dy personave u be i mundur dy dite me pare rreth ores 21:30 minuta. Dy te arrestuarit dyshohet se jane autoret e disa vjedhjeve te ndodhura kohet e fundit ne zona te ndryshme te qytetit bregdetar si ne Plazh, Xhafzotaj, Sukth, Perlat, etj. Sipas policise se qarkut Durres, Duka dhe Hoxha dyshohet te jene autore te grabitjes se ndodhur me daten 28 janar te ketij viti, ne fshatin Perlat Durres, ku kane kryer vjedhje ne banesen e Muatafa I. Ne kete apartament ata kane vjedhur 4 televizore plazme, tre kompjutera, nje laptop, dy tapete, nje ekspres kafeje, dy abazhure. Nje tjeter vjedhje e kryer prej tyre eshte shenuar ne daten 5 shkurt te ketij viti, ne fshatin Ferme Xhafzotaj. Te dyshuarit kane vjedhur me thyerje dyqanin me pjese kembimi per autovetura, ne pronesi te shtetasit Osman V. Po ne te njejten dite, policia dyshon se, te arrestuarit kane kryer vjedhjen e nje supermarketi ushqimor ne lagjen numer 13, Plazh Durres ne pronesi te shtetasit Roland K, duke i marre nje televizor plazme 22 polesh , si dhe nje sasi te konsiderueshme mallra ushqimore. Vjedhja e fundit eshte regjistrua pese dite me pare, po ne lagjen numer 13 Plazh, ku personat ne fjale akuzohen te kene vjedhur pajisjet e nje lavazhi prone e Fahri. P.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›