E Diel, 1 Nëntor 2026

KMSH: Dënojmë incidentin në Xhaminë e Namazgjasë gjatë protestës, besimtarë të pafajshëm u lënduan. Aktorët e përfshirë të tregojnë maturi!

Aktorët e përfshirë të tregojnë maturi!

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga opozita, ku u hodhën molotovë e gaz lotsjellës pranë ambienteve të xhamisë së Namazgjasë.

Në reagimin zyrtar, KMSH shprehu indinjatën për lëndimin e besimtarëve të pafajshëm dhe theksoi se maturia e tij në qëndrime nuk duhet të keqinterpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave kushtetuese.

“Dënojmë me vendosmëri incidentin ku besimtarë u lënduan pa asnjë shkak. U bëjmë thirrje aktorëve të tregojnë maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve tanë apo të çdo qytetari tjetër,” thuhet në reagim.

Reagimi i KMSH-së

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamisë së Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e Teravive.

Shprehim indinjatën tonë të thellë për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve, të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet e tyre fetare në paqe dhe qetësi.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një faktor i matur dhe i përmbajtur në qëndrimet dhe reagimet e tij publike.

Megjithatë, kjo maturi nuk duhet të keqinterpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimtarëve tanë.

Në këtë kuptim, dënojmë me vendosmëri incidentin e ndodhur më 20 shkurt 2026 pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak.

U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të tregojnë maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve tanë apo të çdo qytetari tjetër.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›