E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshqitja e dherave në aksin Librazhd–Përrenjas rrezikon shtyllën e tensionit të mesëm, OST: Situata në monitorim

Një rrëshqitje dherash në aksin rrugor Librazhd–Përrenjas ka vënë në rrezik një shtyllë të tensionit të mesëm 110 kV, duke ngritur shqetësime për sigurinë e furnizimit me energji në zonë.

Lidhur me këtë situatë OST sqaron se deri në këtë moment, shtylla nuk ka pësuar asnjë deformim apo lëvizje dhe se situata është në monitorim.

Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e përcaktimit të një sheshi të ri për vendosjen e saj, nëse kjo do të jetë e nevojshme.

Njoftimi:

Në shtyllën nr. 15 të linjës 110 kV Librazhd – Përrenjas, e cila është shtyllë anketore, vihet re një rrëshqitje e terrenit rreth saj. Deri në këtë moment, shtylla nuk ka pësuar asnjë deformim apo lëvizje.

Situata po mbahet në monitorim të vazhdueshëm dhe specialistët e OST-së po shqyrtojnë mundësinë e përcaktimit të një sheshi të ri për vendosjen e saj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›