PDK: Hyrja në NATO, përgjegjësi për zgjedhjet
PDK i bën thirrje dy partive të mëdha të festojnë së bashku anëtarësimin e Shqipërisë si një festë e të gjithë shqiptarëve. Nënkryetari i PDK-së, Beja: Të garantohet proces zgjedhor i ndershëm dhe korrekt.
TIRANE- PDK përshëndeti sot anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe akuzon dy partitë e mëdha se po keqpërdorin ftesën për anëtarësim. Në një prononcim për median, nënkryetari i Partisë Demokristiane Vladimir Beja tha sot se “PDK e shikon me shqetesim ndarjen e thellë midis forcave te vjetra politike dhe leximin e gabuar të mesazhit që jep për shqiptarët kjo ngjarje historike. Ajo i bën thirrje të festojnë bashkarisht antarësimin e Shqipërisë në NATO si një prej objektivave historike të Shqipërisë ndër vite.
“Festimet ndaras nga PD dhe PS të kësaj ngjarje që është një festë e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike dhe përkatësive partiake, tregojnë se forcat e vjetra politike kanë keqkuptuar mesazhin e kësaj ngjarjeje të madhe”
Beja deklaroi se PDK e dënon këtë sjellje “jocivile dhe jokombëtare” të dy forcave të vjetra politike dhe e konsideron atë një përpjekje për përvetësim, manipulim dhe keqpërodim politik të këtij akti historik për interesa elektoralë.
“Shqipëria në NATO është garanci për forcimin e shtetit shqiptar, bazuar në legjitimitetin politik, që buron nga një proces politik demokratik. Sjellja egoiste dhe e papërgjegjshme e dy forcave të vjetra politike ngren pikëpyetje të mëdha në prag të zgjedhjeve të reja dhe nuk krijon siguri për një proces zgjedhor demokratik”- shtoi nënkryetari i PDK-së Vladimir Beja,i cili mbyll deklaratën për shtyp duke i kërkuar PD e PS-së ta vlerësojnë antarësimin në NATO si një moment të rëndësishëm përgjegjësie, për të çuar përpara reformat, për të forcuar institucionet e pavarura kushtetuese dhe mbi të gjitha, për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm dhe korrekt, në standardet e demokracive perendimore.
(s.g/BalkanWeb)