E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, rrugorët në aksion për gjobat e papaguara, mblidhen 217 mijë lekë

Policia e sektorit të qarkullimit rrugor pranë Drejtorisë së Policisë së Beratit, prej dy ditësh kanë ndërmarrë një aksion për mbledhjen e gjobave të prapambetura. Prej dy ditësh, ky sektor ka ngritur tre postblloqe në qytetin e Beratit, duke bërë ndalim dhe verifikim të automjeteve që nuk kanë paguar gjobat gjatë harkut kohor 1 vjeçar. Sipas punonjësit të sektorit të trafikut rrugor Fadil Shehu, bëhet e ditur se puna po vazhdon normalisht dhe ka dhënë rezultat pasi targat e makinave që ndalohen, verifikohen në moment nga zyra e operatorëve nëse ky automjet ka gjoba të papaguara. Nëse ka, menjëherë drejtuesi shkon pranë zyrave në komisarit dhe paguan gjobat e prapambetura që maksimumi shkojnë dhe në 3-4 të papaguara. Ndërsa burime nga sektori i policisë së qarkullimit rrugor bëjnë të ditur se gjatë dy ditëve janë vendosur 255 gjoba të prapambetura, ndërsa është vjelur shuma e rreth 217 mijë lekëve të rinj. Gjithashtu, nga verifikimet e bëra janë bllokuar 2 automjete, ndërsa iu është pezulluar leja e drejtimit të automjetit tre shtetasve. Po nga sektori i qarkullimit bëhet e ditur se puna do të vazhdojë dhe në ditët në vazhdim, ku policia do kalojë në sitë të gjitha automjetet që nuk kanë likuiduar gjobat e vendosura nga organet e policisë për shkelje të rregullores së qarkullimit rrugor. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›