E Shtunë, 31 Tetor 2026

KNI miraton edhe 9 kapituj të përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Europian

- Me miratimin e këtyre kapitujve, KNI shqyrton 30 kapituj të pyetësorit, të cilët përmbajnë në total 1669 përgjigje, ose 73 për qind të të gjitha përgjigjeve qe Shqipëria detyrohet

Komiteti Ndërministror i Integrimit, nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, miratoi sot në mbledhjen e radhës edhe 9 kapituj të tjerë të pyetësorit të Komisionit Europian, duke e çuar kështu në 30 numrin e kapitujve të miratuar deri tani.

Kapitujt e miratuar sot në mbledhjen e KNI-së janë si më poshtë:

- Kapitulli 1, Lëvizja e lirë e Mallrave, koordinuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

- Kapitulli 3, E drejta e vendosjes dhe liria e ofrimit të shërbimeve, koordinuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

- Kapitulli 6, Legjislacioni për shoqëritë tregtare, koordinuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

- Kapitulli 7, Ligji i pronësisë intelektuale, koordinuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

- Kapitulli 15, Energjia, koordinuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

- Kapitulli 19, Politikat sociale dhe të punësimit, kooridinuar nga Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta

- Kapitulli 20, Ndërmarrjet dhe politikat industriale, koordinuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

- Kapitulli 28, Mbrojta e e konsumatorit dhe shëndetit, koordinuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

- Kapitulli 30, Marrëdhëniet me jashtë, koordinuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

Kryeministri Berisha, duke u ndalur në punën e deri tanishme në hartimin e pëgjigjeve për pyetësorin e KE-së, tha se këto 9 kapituj së bashku, përbëjnë 29 përqind të të gjitha pyetjeve, përkatësisht përgjigjeve, të këtij pyetësori, apo 667 përgjigje. Këto përgjigje kanë qenë të shpërndara në 56 institucione të vendit dhe për to janë angazhuar mbi 350 punonjës, drejtues të të gjitha niveleve në hartimin e tyre.

Kryeministri theksoi se, me miratimin e këtyre kapitujve, Komiteti Ndërministror për Integrimin Europian shqyrton 30 kapituj të pyetësorit, të cilët përmbajnë në total 1669 përgjigje, ose 73 përqind të të gjitha përgjigjeve qe Shqipëria detyrohet.

Më tej, Kryeministri vuri në dukje se 8 nga këta kapituj, janë kordinuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, duke pasur kështu më shumë kapituj se çdo ministri tjetër. Kjo ministri ka pasur një fokusim më të madh dhe pyetjet më të shumta kanë qenë të adresuara në fushat që mbulon kjo ministri. Kryeministri përgëzoi punonjësit e kësaj ministrie dhe agjencitë e saj, për punën që kanë përballuar.

Ndërsa një kapitull është koordinuar nga Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta, theksoi Kryeministri.

Duke u ndalur në kapitullin e parë të miratuar në mbledhjen e sotme, Lëvizja e lirë e Mallrave, Kryeministri u shpreh se ky kapitull është koordinuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dhe përmban 53 pyetje. Ai trajton çështje që kanë të bëjnë me parimet themelore mbi të cilat është ngritur vet Bashkimi Europian, lirinë e lëvizjes së mallrave.


15/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›