KOPENHAGË – Norvegjia do të njohë shtetësinë palestineze më 28 maj

KOPENHAGË, 22 maj /ATSH-DPA/- Norvegjia do të njohë zyrtarisht shtetësinë palestineze më 28 maj, tha sot kryeministri Jonas Gahr Store, në një lëvizje të kundërshtuar ashpër nga Izraeli.
Njoftimi i vendit nordik vjen mes një nxitje më të gjerë brenda disa vendeve evropiane, si Irlanda, për të njohur Palestinën si shtet, duke besuar se kjo do të çojë përpara perspektivat për paqen në rajon.
Qeveria në Izrael ka kundërshtuar çdo përpjekje të njëanshme për të imponuar një shtet palestinez.
“Njohja e një shteti palestinez do të çojë në më shumë terrorizëm, jostabilitet në rajon dhe do të rrezikojë çdo perspektivë për paqen”, tha Ministria e Jashtme izraelite këtë javë.//a.i/