E Shtunë, 31 Tetor 2026

KORE/ Digjen dy banesa nje ne pranga

KORE - Zjarri qe shpertheu ne dy banesa rrezikoi jeten e banoreve qe jetonin ne to. Sipas policise njera prej ngjarjeve ndodhi ne fshatin Mbrorje mbremjen e se martes. Dy femije qe ne momentin e zjarrit ndodheshin pa prinderit e tyre u rrezikuan seriozisht por fale ndihmes se banoreve ata arriten te shpetonin. Nderkohe nje tjeter ngjarje ndodhi ne qytetin e Pogradecit. Elvis Hoxha 31 vjec u arrestua per veprat penale te shkaterrimit te prones me zjarr dhe te vetegjyqesise. Mesohet se Hoxha eshte autor i venies se zjarrit ne banesen e 26-vjecarit E.D. djalin e njerkes. Ai kishte pasur konflikte me te riun qekur ai kishte ardhur ne shtepine e tij ne moshen 15 vjec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›