E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastra 30 ore ne terr

GJIROKASTR - Moti i keq me reshje te dendura shiu ka fryre ujerat e Drinos i cili doli nga shtrati per te katerten here brenda vitit duke permbytur gjithcka ne lugine perfshire ketu edhe nenstacionin e vjeter elektrik. Per gati 30 ore qyteti i Gjirokastres ishte ne black-out. Gjate tri diteve te fundit ka pasur veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve ne aksin Gjirokaster-Sarande si pasoje e permbytjes por edhe ne aksin qe lidh Permetin apo komuna te tjera te ketij rrethi. Dalja e Drinos nga shtrati ka lene te bllokuar per 24 ore rresht banoret e tri komunave Zagorie Lunxheri e Antigone. Permbytjet rrezikuan edhe jeten e tete personave qe udhetonin me mjet ne Komunen e Lunxherise. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›