E Diel, 1 Nëntor 2026

Ankimi i botuesve 80 milione leke qira per Panairin e Librit te Kongreset

/ /

Ngjarja me e madhe e librit ne Shqiperi vjen kete vit me moton Te ndricojme mendjet e reja. Hapet sot edicioni i 13-te i Panairit Mbarekombetar te Librit Tirana 2010 i cili do te jete i hapur deri ne daten 15 nentor ne Pallatin e Kongreseve. Rreth 80 shtepi botuese shqiptare nga te gjitha hapesirat shqipfolese do te sjellin ne kete edicion gjithe produktin e tyre ne vite por me se shumti titujt e rinj nje pjese e te cileve do te prezantohet gjate diteve te panairit. Dje ne nje konference per shtyp kryetari i Shoqates se Botuesve Shqiptare Petrit Ymeri premtoi nje performance te re sa i perket menyres se paraqitjes se librit hapesirave ekspozitave etj. Por per te pasur keto hapesira eshte kerkuar nje superinvestim. Sipas Ymerit ne kundershtim me nje vendim te Keshillit te Ministrave ku qartazi kerkohet favorizim ne tarifa per aktivitete si ai i Panairit te Librit organizatoreve u eshte kerkuar te paguajne nje shume prej 79 milione lekesh. Madje sipas tij disa dite me pare u eshte kerkuar qe te paguajne edhe per perdorimin e shkalleve. Perballe kesaj situate menduam nje here te mos e organizonim panairin por do te ishte e turpshme tha Ymeri teksa kujtoi se ky eshte nje aktivitet jo fitimprures. Pavaresisht veshtiresive financiare edhe ne kete edicion nuk do te mungojne te ftuarit promovimet takimet me shkrimtaret ne stenda por edhe forumet ku do te diskutohet mbi problemet e librit botimin perkthimin shperndarjen etj. Gjate diteve te panairit do te organizohet edhe nje takim i posacem mes ministrit te Kultures Ferdinand Xhaferaj botuesve shqiptare me pjesemarrjen e perfaqesuesve te projektit Traducci dhe presidentit te Panairit te Lajpcigut z. Oliver Zilli i cili do te jete i pranishem ne kete edicion. Te dhena

Siperfaqja ekspozuese mbi 1500 m2
Pjesemarres ekspozues rreth 80
Ekspozues nga jashte kufijve te Shqiperise rreth 30
Shkrimtare krijues autore pjesemarres rreth 300 vete
Numri i titujve ne ekspozim mbi 40.000 ekzemplare.
Tituj te rinj rreth 1200

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›