E Shtunë, 31 Tetor 2026

KPJ: Ftesa e Gentilinit, është e papranueshme

Ftesa e Përfaqësuesit Special të BE për Kosovën, Fernando Gentilini, për kthim prapa, në thelb është e papranueshme.Kështu e vlerëson këtë vendim Klubi për Politikë të Jashtme.
 

“Klubi për Politike të Jashtme, shpreh përkrahjen për ndërhyrjen e Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll dy pikat kufitare në veri te vendit. KPJ e konsideron këtë veprim si pjesë të domosdoshme e vendosjes së rendit dhe ligjit dhe instalimit të një sistemi unik ligjor, kufitar e doganor në tërë territorin e vendit”, thuhet në deklaratë.
 

Po ashtu, konsiderohet se vendosja e një sistemi unik ligjor në tërë territorin e vendit është edhe parakusht për një partneritet më të avancuar mes Republikës se Kosovës me BE-në.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›