E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi në Marok, dhjetëra të vdekur

“Avioni u rrëzua pranë Guelmimit. Ka 78 të vdekur dhe tre të plagosur rëndë”, thuhet më tej në një komunikatë të Forcave të armatosura mbretërore (FAR).

Avioni bënte linjën Agadir, në jug,-Layoune-Dakhla, në Saharanë Perëndimore, me 9 anëtarë ekuipazhi, 60 ushtarakë dhe 12 persona civilë, shtoi burimi.

“Ai u rrëzua sot në orën 09:00, 10 kilometra në verilindje të Guelmimit”,  mësohet nga komunikata e FAR-it, ku thuhet gjithashtu se aksidenti ndodhi për shkak të kushteve të vështira meteorologjike.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-26 15:25
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›