QSUT, emërohen shefat e shërbimeve

Fillon emërimit i shefave të shërbimit në QSUT, ku 56 shërbime janë me drejtues të rinj dhe 2 kanë mbetur vakant. Procesi ka kaluar në një fazë të re, ku ndryshe nga ai i vitit të kaluar, drejtuesit e shërbimeve në spitalet publike dhe njëherazi pedagogët e Mjekësisë, zgjidhen me konkurs nga një komsion i posaçëm.
Për ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili ky ka qenë një proces transparent dhe publik. Nga 58 shërbime, 35 prej tyre kanë patur vetëm një kandidatë. Për Vasilin kjo nuk perben problem. Paraqitja e kandidaturave ka qënë e lirë si për mjekët apo drejtuesit aktual ashtu edhe për të rinjtë. Ndërsa për mjekët, që mbushin moshën e pensionit, do t`u ndërptitet mandati i shërbimit, por për ta nuk do të jetë fundi i karrierës.
Dy shërbimet e mbetura vakant në postin e drejtuesit do të plotësohen nga një vendim i dytë, i komisionit. Këta drejtues kanë një mandat 5-vjeçar me të drejtë rikandidimi për të njëjtin shërbim.
“Në çdo rast, që kemi ndërprerje të mandatit për arsye objektive, do të aplikohet procedura e hapjes së konkurrimit me kandidatura alternative. Kjo mban të gjallë ambicjen pozitive dhe krijon premisat për transprencë të plotë për kandidatët", u shpreh ministri.