E Enjte, 5 Nëntor 2026

KPK konfirmon në detyrë ndihmësen ligjore Aneta Strakosha

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë ndihmësen ligjore Aneta Strakosha.

KPK njofton se trupi gjykues i kryesuar nga Alma Faskaj, Pamela Qirko relatore, Valbona Sanxhaktari vendosi konfirmimin në detyrë të Strakoshës, e cila ushtron detyrën si ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›