E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sekuestrohen mbi 100 000 euro, procedohen 2 shtetas në Fier

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Policia e Fierit njoftoi sot se proceduar penalisht 2 shtetas, të cilë u kapën duke qarkulluar me shuma të mëdha parash, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit.

Policia e Fierit ka sekuestruar 100 900 euro, 60 000 lekë dhe 2 automjete.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të Fierit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë kapur në flagrancë 2 shtetas duke qarkulluar me automjet, me shuma të mëdha parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit.

Në vijim të veprimeve procedurale u referua materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. L., 51 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 89 390 euro, pa dokument shoqërues për burimin e tyre; J. Xh., 53 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 11 500 euro dhe 60 000 lekë, pa dokument shoqërues për burimin e tyre.

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet tip “Benz” dhe 2 celularë. Vijon puna hetimore për përcaktimin e burimit të të ardhurave të këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, përfundon njoftimi.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›