E Enjte, 5 Nëntor 2026

KPK shkarkon nga detyra këshilltarin ligjor Saimir Nazifi

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur të shkarkojë nga detyra Saimir Nazifi, këshilltar ligjor pranë Gjykatës së Lartë, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më 24 qershor 2024.

Vendimi është marrë në bazë të ligjit nr. 84/2016 dhe është arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me Firdes Shulin relatore dhe Etleda Çiftja anëtare. Vendimi do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit të KPK-së. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›