KQZ, Berisha: Anëtarët e larguar mund të rikthehen, ose votojmë kandidatura të reja
TIRANE - Ndërsa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të funksionojë vetëm me katër anëtarë. Opozita kërkon rikompozimin e institucionit të administrimit të zgjedhjeve, pas shkarkimit të anëtarit të LSI-së, ndërsa kryeministri Berisha konsideron se zgjidhja e vetme e këtij ngërçi është rikthimi në detyrë i anëtarëve të larguar, ose paraqitja e kandidaturave të reja nga ana e opozitës.
Në takimin që zhvilloi sot me Komitetin e Vëzhguesve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryeministri Berisha theksoi se në kushtet kur Kuvendi nuk ka marrë ende vendim për të pranuar dorëheqjet dhe shpallur vakancat e tri vendeve të opozitës në KQZ, anëtarët e dorëhequr mund të rikthehen në detyrë. Si alternativë, theksoi ai, mazhoranca është e gatshme që, nëse opozita dërgon kandidatura të reja në Kuvend, t'i votojë ato në seancën e jashtëzakonshme.
Siç bën të ditur zyra e shtypit e Kryeministrisë, kryeministri i siguroi parlamentarët se qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur dhe e angazhuar që zgjedhjet e 23 qershorit të jenë dhe do të jenë, zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në këtë kuadër, ai i njohu parlamentarët e Këshillit të Europës me urdhrin që ndalon përdorimin e mjeteve dhe burimeve publike për qëllime elektorale qëllimi i të cilit është krijimi i kushteve të barabarta në fushatë për të gjithë konkurrentët.
Nga ana e tyre, Anëtarët e Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës vlerësuan atmosferën e qetë politike dhe të civilizuar në të cilën po zhvillohet fushata elektorale, ku partitë politike po shpalosin pikëpamjet e tyre dhe aspektet e programit të tyre në shërbim të qytetarëve për mandatin e ardhshëm qeverisës, dhe nivelit të lartë të transparencës mediatike të përgjithshme në të cilat po zhvillohet kjo garë elektorale.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, në takim u theksua gjithashtu rëndësia themelore e pranimit të rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit nga të gjitha palët, për të mos u përsëritur situata e vitit 2009 opozita nuk njohu rezultatin.
(er.nu/BalkanWeb)