Rama: 29-ta është numri i çlirimit, të çlirojmë edhe Berishën nga antiplumbi
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme “Këndin e Fjalës” me banorët e zonës së “Unazës së Re” në kryeqytet. Kryesocialisti iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të banorëve të kësaj zone, duke argumentuar në detaje programin e Rilindjes. Rama i siguroi banorët se qeveria socialiste do të ulë taksat për 95% të shqiptarëve, do të lehtësojë bizneset e vogla dhe to t’i japë zgjidhje çështjes së legalizimeve. Ndërsa i ftoi qytetarët të votojnë numrin 29 në 23 qershor, Rama tha: “29-ta është numri i çlirimit, të çlirojmë edhe Berishën nga antiplumbi.”
Si gjithë të tjerët dhe unë kam krijuar një biznes të vogël për të mbajtur familjen time. Biznesi më është grabitur dy herë me armë në mes të ditës. Lind pyetja, çdo bëni ju me marrjen e qeverisë për rendin?
Çifte nuk ke blerë? Jo, akoma. Kështu si ka nisur kjo punë do shkojë që të gjithë do armatosen. Në fshat po armatosen me çifte. Para pak ditësh në Lezhë me tha njëri e bleva dhe unë çiften se lopën e fundit e kam këtë dhe po ma vodhën dhe këtë s’kam me çfarë të jetoj. Janë familje të tëra që janë armatosur me çifte. Sot 8 vjet pasi Saliu ju tregoi duart e pastra dhe u tha njerëzve ma jepni mua përgjegjësinë se do t’ju çliroj nga krimi korrupsioni. Janë trefishuar grabitjet me dhunë të pronës dhe individit. Janë katërfishuar vrasjet. Kryeministri vetë e nisi me këmishë, përfundoi me antiplumb. Këtu dëshmia e zotërisë është rutinë. Madje dhe policia po i the biznes i vogël, thotë shiko mos e gjen vetë. Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen, e dimë pse ka ardhur se këtu çdo gjë merret vesh. Kjo ka ardhur si pasojë e shkatërrimit të policisë. Vendet në polici shiten, çdo shkallë që ngjitet në piramidën e policisë blihet. Kupola e Ministrisë së Brendshme është komplet e lidhur me krimin.
Unë jam diplomuar në Itali, jam në përfundim të një diplome të dytë. Kam 3 vjet që jam kthyer këtu dhe kam aplikuar në administratë por jam skualifikuar për shkak të bindjeve politike. A do t’i vijë ndonjë ditë dita aftësive?
Ne kemi një projekt shumë të mirë për administratën. Për të vlerësuar ata që janë në administratë dhe për tu lënë mundësi atyre që janë të aftë t’i shërbejnë shtetit, por që nuk janë lejuar. Ajo që unë dua të nënvizoj përsa i përket të rinjve që janë diplomuar jashtë është që ne në bashkinë e Tiranës kemi patur një eksperiencë shumë të mirë për të stimuluar të rinj të spikatur, duke iu financuar një rrogë plus. Kjo funksionoi në bashkëpunim me një fondacion të shoqërisë civile. Ka shumë mënyra dhe rrugë nëse ekziston vullneti. Ne e kemi këtë vullnet dhe jam i bindur që do bëjmë ndryshime të rëndësishme për vendin tonë.
Situatën e sheh vetë, se pallatet kanë mbaruar, por jemi si me qenë somalezë në mes të Tiranës. Këto pallate që janë bërë janë pa hipotekë. I kemi blerë me djersën dhe gjakun e fëmijëve që nuk i shohim dhe hipotekë nuk kanë.
Situata e legalizimeve është ajo që është ne e dimë shumë mirë, për të gjithë jo vetëm për ju. Nga premtimi i legalizimeve ka ardhur vetëm shtimi i paligjshmërisë. Problemi i legalizimeve është shumë më i thellë dhe i rëndësishëm. Ka rëndësi edhe pjesa që merr letrat dhe zotëron pronën, por që ka të bëjë me ekonominë kombëtare. Këto janë kapitale që nuk i vini dot në punë. Nuk shkoni dot në bankë të thoni më jep një kredi të bëj një biznes. Duhet ti fusim të gjitha këto kapitale në ekonomi. Sa më shumë njerëz të përfitojnë nga legalizimi, është përfitim për ekonominë kombëtare. Si shpjegohet që një familje ka ndërtuar një shtëpi 1 kat, dy kate dhe nuk kanë bukë. Sepse gjithçka e kanë hedhur në atë shtëpi. Por nëse ajo shtëpi legalizohet ajo pasuri është kapital aktiv. I drejtohet bankës dhe i thotë: jam pa punë por nëse më jep një kredi hap një dyqan, ose aktivitete të ndryshme. Dhe kështu shtëpi është kapital që të fut në një mekanizëm ekonomik të brendshëm. Por do fitojë dhe shteti, do ketë të papunë më pak dhe do marri dhe shteti të ardhurat nga aktiviteti i këtyre njerëzve. Kështu gjithë këto janë miliarda të vdekura që nuk mund ti përdorë askush dhe varfëria e papunësia thellohet.
Kam një vit e gjysmë që kam ardhur nga Greqia, me duket sikur jam akoma emigrant në vendin tim. Dua të di nga ju në datën 24 çfarë do bëni për emigrantët, që kemi punuar nga 12 vjet atje dhe a do na njihet djersa jonë?
Ajo që ju duhet ju është që të keni këtu mundësi të investoni ato kursime që keni bërë atje. Përsa i përket njohjes së kontributeve atje, është më e vështirë se një fushatë elektorale. Unë jua them të gjithëve, unë përralla nuk kam ndërmend të tregoj. Më mirë një votë më pak se sa një gënjeshtër më shumë. Shteti jonë është bërë qesharak, ne duhet t’i japim shtetit tonë seriozitet. Po nuk respektuam njëri-tjetrin çdo na respektojnë të tjerët.
Unë jam ish-anëtar i PD-së. 22 vjet u gënjyem u zhgënjyem u mashtruam. Unë e kam studiuar në hollësi programin e PS. Jam i bindur se është programi i asaj shtrese që përfaqëson PS. Ngaqë jemi djegur nga qumështi, i fryjmë dhe kosit tani. Do ta çosh deri në fund këtë demokraci apo do ta lini rrugës si Saliu?
Të falënderoj për fjalët. Pyetja që më bën, normalisht çfarë të them unë për veten time tani. Nuk kam dëshirë të flas për vetën, por po të dhuroj kopjen e programit që ta shohësh në detaje. E kemi ndërtuar për të zgjidhur problemet elementare. Nuk është një program për t’ju treguar përralla, për t’ju marrë votën dhe pastaj për t’ju kthyer kurrizin. Me ekspertë vendas dhe të huaj kemi arritur në ato konkluzione. Unë e kam bërë një punë për të cilën jam krenar, le të thonë çfarë të duan. Tiranën nga një rrëmujë me plehra e me kioska e ktheva në formën e një qyteti dhe të një kryeqyteti evropian. Po të marr vetëm një çështje, që nuk e them asnjëherë se me vjen turp. Çështjen e ujit. 20 vjet në fushatë do t’ju sjellim ujë, sikur do sjellin ar nga hëna. Uji është këtu. Kudo ku shpon ka ujë. Pyetja është pse e kanë penguar ujin që të vijë se uji është këtu. Betejën për të çuar ujë në çdo shtëpie e parcelë do ta kemi betejë ditë e natë, deri kur të mbarojë kjo histori. Taksa e sheshtë është taksa e rrjepjes së zotit. Nuk është siç thotë ai, që është njëlloj, është e kundërta që mësuesja të paguajë më shumë taksa se Saliu. Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël dhe nga kjo do përfitojë dhe socialisti dhe demokrati. Nga ky përfitim çfarë do bëjë demokrati, do shkojë të votojë për të mbajtur në punë Saliun dhe do vazhdojë të paguajë taksa derisa ta mbylli dyqanin, apo do shkojë të votojë për PS që do ti heqë taksën. Programi ynë është një program që bashkon. Është një program që ul taksat për 95% të shqiptarëve. Nëse nisesh nga qenia jote qytetar, voton programin e rilindjes, nëse nisesh nga qenia anëtar i PD vazhdo mbaj Saliun në qafë dhe në qafë paç veten. Numri 29 është numri i çlirimit, të çlirojmë edhe Berishën nga antiplumbi.
(er.nu/BalkanWeb)