Imami në Cërrik: Do ndërtojmë infrastrukturën e një vendi të zhvilluar
CERRIK - Kreu i grupit të deputetëve në qarkun e Elbasanit Arben Imami zhvilloi sot një takim me banorët e lagjes nr 3 të qytetit të Cërrikut. Duke u ndalur tek investimet që ka realizuar qeveria gjatë këtyre viteve të fundit, Imami e vuri theksin tek investimi i veprës më të madhe publike ajo e rrugës me tunel, si edhe Kaskada e Devollit, që sipas tij do të bëjnë të mundur hapjen e mijëra vendeve të punës.
“Ku ka energji shkon industria, ku ka rrugë shkon industria, dhe ato do të jenë këtu. Kemi rreth 15 hektarë tokë që nuk e punojmë në qarkun e Elbasanit, dhe do ti kushtojmë një vëmendje të madhe aktivizimit të kësaj toke që ndodhet edhe këtu pranë për tu futur në eficensë, gjë që do të japë detyrimisht hapje të reja të vendeve të punës, si edhe është hapur tenderi për Rafinerinë e Naftës, ku kanë paraqitur interes disa kompani. Po u bënë këto të gjitha, pasi nuk jap fjalën për këtë të fundit sepse është biznes privat, por gjithsesi shanset janë të mëdha”, - tha Imami.
“ Rruga me tunel do të ulë çmimin dhe do të ndikojë pozitivisht në xhepat tuaja, por kemi dyfishuar edhe rrogat e arsimtarit dhe do ta çojmë 700 dollarë, janë rritur rrogat e shëndetësisë, pensioneve, janë rritur rrogat e vogla, jo rrogat e mëdha. Gjatë këtyre viteve nuk janë rritur rrogat e ministrave dhe drejtorëve. Vetëm në qarkun e Elbasanit janë ndërtuar 100 shkolla, kemi investuar në universitetin e Elbasanit si edhe kemi trefishuar numrin e studentëve. Edi Rama thotë që do ti shkurtojmë universitetet që të shkurtojë cilësinë, ne i themi shokut të autobusave që të rrisë autobusat, mos dil fare dhe të cojmë tek varrezat e makinave bashkë me autobusin tënd, për të mos lënë pa përmendur edhe investimin që kemi bërë për ndërtimin e spitalit të ri obstetrik gjinekologjik, si edhe dhjetëra qendra të tjera shëndetësore, me qëllim që të jenë sa më pranë njeriut në nevojë. Kemi edhe disa rrugë pa bërë por do ti realizojmë në mandatin tonë të pritshëm, duke realizuar kështu infrastrukturën e një vendi normal, të zhvilluar, ky është premtimi ynë”, vijoi më tej Imami.
Edhe një herë Imami e vuri theksin tek bllokimi i statusit të vendit kandidat duke fajësuar Edi Ramën, si shkaktarin kryesor të këtij integrimi të vendit drejt BE, duke mos votuar tre ligjet.
“Por anëtarësimi dhe statusi kandidat nuk janë vetëm çështje statusi, por përfiton nga BE para për shkolla, kanalizime, arsim e shëndetësi, Shqipëria nuk e ka këtë status, sikur ta kishte këtë status do të merrte 45 euro subvencion për person në vit. Edi Rama na ka ndërprerë drejtpërdrejt në kushtet e jetesës, me kanalizimet, ujin e pijshëm, megjithëse Gostima ka ujë 24 orë në ditë”, - përfundoi Imami.
(BalkanWeb)