E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ Berisha kunder Arvizu

Kryeministri Berisha, për herë të parë publikisht, doli hapur kundër ambasadorit të SHBA-ve, Aleksandër Arvizu, një ditë pas deklarimeve të këtij të fundit për KQZ,  dhe një ditë përpara mbërritjes, në Tiranë, të Jonathan Moore, drejtor për Europën Qendrore dhe Jugore, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Zoti Berisha ka qënë i ashpër në përgjigjen e tij, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në Lushnjë, kur u pyet se si e ka kuptuar kryeministri deklarimin e ambasadorit Arvizu, si një formatim të KQZ-së, apo plotësim të vendeve vakante. “Ligjet e Shqipërisë janë shumë të mira, unë dëgjoj me shumë respekt mendimet e miqve, por detyra ime është të zbatoj ligjin. Shqipëria ka institucione demokratike. Janë larg të qenit të përsosura, por nuk ka zëvendësim për to. Zgjedhjet 2013Rama: Do të heqim gjobat elektorale Kukës, Mediu prezanton kandidatëtMeta në Kukës: Rruga jonë drejt BE-së Kur fillojnë të bëjnë gjykatësin kushtetues, gjykatësin e lartë apo të faktit, unë them se nuk respektojnë veten e tyre. Kushdoqoftë! Ky është shtet i bazuar në ligje. Askush nuk ka mandat të interpretojë ligjet e një vendi tjetër, apo të marrë atributet, sepse mënyra se si funksionojnë qeveritë e vendeve të lira është e mrekullueshme”, u shpreh Berisha. Ndërkohë, Top Channel ka mësuar nga burime diplomatike se, në Tiranë, një ditë përpara mbërritjes së Jonathan Moore, ka mbërritur edhe Toni Podesta, president i “Podesta Group”, lobuesi në Washington i Berishës. Nuk dihet nëse ardhja e Podestës lidhet me ardhjen e Moore dhe me deklaratat e fundit të kryeministrit, të cilat e fusin kursin e tij politik në një përplasje të hapur, tashmë,  me të dërguarin e presidentit Obama, në Tiranë, Aleksandër Arvizu. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›