E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Deri në 16:00 kanë votuar 42.17%. MB: Sulmet mbi policinë, antishtet

drilonaTiranë- Në daljen e rradhës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 16:00 kanë votuar 42,17% e shqiptarëve referuar të dhënave nga të gjitha qarqet në vend.

KQZ-ja tha se deri në orën 16:00 numri total i
njerëzve që kanë votuar në qendrat e votimit ishte 26.421.

Më herët zëdhënësja Drilona Hoxhaj bëri me dije se sipas të dhënave të KQZ-së, informacionet janë deri në orën 13:00 për Qarkun e Tiranës dhe të Gjirokastrës ndërsa të dhënat për qarqet e tjera janë deri në orën 10:00 të ditës së sotme.

Sipas KQZ-së në Qarkun Tiranë nga 785.086 votues me të drejtë vote deri në orën 13:00 kanë votuar 5.546 votues ose 34,97%.

Sakaq në Qarkun e Gjirokastrës nga 122.039 votues me të drejtë vote deri në orën 13:00 kanë votuar 9.290 votues ose 35,41%. KQZ-ja njoftoi vonesat rreth hapjes së qendrave të votimit, problemet e para dhe pjesëmarrjen në votime sipas ZAZ-ve.

Tre qendra votimi në Dukagjin janë hapur me vonesë. Në fshatin Mollas në ZAZ-në numër 46 mungonin fletët e votimit dhe për pasojë procesi ka nisur me vonesë. Në 5 qendra votimi në Laç janë ndërprerë në orën 8.30 minuta,- tha ajo. 

Pjesëmarrja në votim:

Durrës 29, 85%

Fier, 37.23%

Gjirokastër, 36.40%

Korçë, 41.3 %

Berat 37.51%

Diber 32.09

Lezhë 30.77%

Shkodër 39.31%

Sakaq ka përfunduar votimi në 12 burgje të vendit nga 20 që janë gjithësej, nga ku mësohet se një numër i vogël prej 30 të dënuarish nuk kishin karta identiteti.

MB: Sulmet e opozitës, të papranueshme

Ndërkohë Ministria e Brendshme përmes një deklarate i ka vlerësuar të papranueshme sulmet e opozitës ndaj policisë.

Uniformat blu kanë qenë dhe janë të vendosura në mbrojtje të ligjit, rendit dhe sigurisë publike dhe të angazhuara 24 orë në 24 për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Policia e Shtetit po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Laç dhe për çdo ngjarje tjetër,- thuhet në deklaratën e MB-së.

“Sulmet ndaj uniformave blu në ditën e zgjedhjeve janë një tentativë e qartë për të prishur procesin zgjedhor dhe çdo insinuatë në këtë drejtim është një veprim antishtet. Ju bëjmë thirrje forcave politike të distancohen nga çdo formë e presionit ndaj Policisë së Shtetit dhe të lejojnë organet e drejtësisë të zbardhin ngjarjen e Laçit, të lejojnë qytetarët të shprehin lirshëm vullnetin e tyre,- përfundon deklarata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›