E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Deri në orën 12:00 janë numëruar ¼ e kutive të votimit

TIRANË- Komsioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se deri në orën 12:00 janë numëruar ¼ e ktuive të votimit në gjithë vendin. Ndërkohë që afati zyrtar i mbylljes së numërimit është ora 17:00 e ditës së sotme, që siç shihet nuk ka asnjë shans të zbatohet. KQZ pranon se gjithçka po shkon pa incidente, por me ritme shumë të ngadalta.

Është bllokuar numërimi në KZAZ-në nr. 9, që përfshin bashkitë e Manzës e Sukthit si dhe komunat Katund i Ri, Ishëm dhe Maminas, është ndërprerë mesditën e sotme për të rifilluar në orën 17:00. Ndërkohë në tre KZAZ-të e tjera të qarkut të Durrësit, procesi i numërimit të votave vazhdon normalisht.

Sipas KQZ deri në mesditë janë numëruar 1 284 kuti votimi nga 4 753 që janë gjithsej në gjithë vendin.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›