Hidrokarburet, Greqia në qershor 2014 fillon punën në Jon
Në fund të gjysmës së parë të vitit 2014 pritet të fillojnë punimet në detin Jon për nxjerrjen e hidrokarbureve.
Këtë e bëri të ditur Ministri grek i Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike, Janis Maniatis.
Duke folur për televizionin Mega, z Maniatis vlerësoi se në fund të gjysmës së parë të vitit 2014, do të kenë përfunduar të gjitha hulumtimet në Jon dhe do të kenë dalë rezultatet për 15 parcela, ku sic shtoi, punojnë cdo ditë rreth 1000 punëtorë.
Ministri deklaroi gjithashtu, se do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar që në fund të vitit 2014 kostoja e konsumatorit për energjinë e gjelbër të jetë sa më e ulët.
Në fillim të korrikut, Ministria greke e Mjedisit mori në duar rezultatet e matjeve të kryera nga firma norvegjeze Petroleum Geo Services, për ekzistencën e hidrokarbureve në det.
Sipas këtyre matjeve, 4 zona tregonin potencial të madh dhe të rëndësishëm në depozitat e naftës dhe gazit. Rajoni i parë fillon në veriperëndim të Korfuzit, në kufijtë e Shqipërisë, dhe shtrihet poshtë në Jon, deri përballë Gjirit Ambrakiko.
Zyrtarët grekë thonë se nga ekzistenca e hidrokarbureve në zonën greke, shteti do të marrë 150 miliardë euro për 30 vjet.
(Balkanweb)