Kapen substanca narkotike në Burgun e Lipjanit

Një ish e burgosur Qendrën Korrektuese në Lipjan, është kapur me substanca narkotike në këtë burg, derisa kishte shkuar me leje të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë për bërë vizitë.
Në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë njoftohet se oficerët e Qendrës Korrektuese në Lipjan, të shtunën në kohën e vizitave, pas kontrollit të bërë ndaj vizitores F. S, kanë zbuluar se ajo posedon substancë narkotike, të cilat substancë narkotike ishte e dedikuar për të paraburgosurën I. A.
“Përkundër faktit, që vizitorja F. S, ka qenë në paraburgim në Qendrën Korrektuese në Lipjan, si e akuzuar për blerje, posedim dhe shpërndarje të narkotikëve, nga data 30 shtator deri më 25 dhjetor 2009. Gjykata e Qarkut në Prishtinë, i ka mundësuar të bëjë vizitë në këtë qendër korrektuese. Me rastin është njoftuar Stacion i Policisë në Lipjan, të cilët kanë filluar hetimet”, thuhet në komunikatë.