E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ Lulzim Basha vazhdon te kryesoje garen ne Tirane

Vijon proçesi i numërimit të votave në njësinë bashkiake nr. 5, KZAZ-ja nr.49 dhe për kutitë e mbetura, nga ku pritet të dalë dhe rezultati final, i cili do të përcaktojë kryetarin e ardhshëm të bashkisë së Tiranës, mes dy kandidatëve, Lulzim Basha i PD-së dhe Edi Rama i PS-së.

Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, deri në orën 22:35 ( të 13 Maji-t) janë numëruar 475 kuti nga 485 dhe kandidati i koalicionit "Aleanca për Qytetarin", Lulzim Basha rezulton me 122929 vota, ndërsa kandidati i koalicionit "Aleanca për të Ardhmen", Edi Rama me 122221 vota, pra Zoti Basha kryeson me 708 vota ndaj kandidatit Rama.

Aktualisht, procesi po zhvillohet nën vëzhgimin edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›