E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU Rezultatet ne bashkite dhe komunat ku ka kandiduar jane pozitive

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet falenderon të gjithë qytetarët që i kanë besuar votën e tyre një partie me profil të qartë kombëtar në vend.

“Ne ju sigurojmë se vota juaj do të jetë një votë për një zë të fortë kombëtar në të gjithë vendin, kudo ku na keni besuar fitoren e kandidatëve tanë.
Votat e PDIU janë vota të pastra, fal besimit të qytetarëve shqiptarë tek fryma dhe parimet tona.
Ne nuk kemi asnjë votë të kërkujt.
Votat e qytetarëve janë përgjegjësi dhe detyrim për ne që të vijojmë rrugën tonë partie kombëtare dhe garant i dinjitetit të shqiptarëve.
Rezultatet e PDIU-së në bashkitë dhe komunat ku ka kandiduar janë pozitive. Kandidatët e PDIU-së kanë fituar garën në Bashkitë Librazhd, Sukth dhe Rrogozhinë, si edhe në komunat Markat dhe Shushicë.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet rezulton forcë e parë politike në Bashkinë e Delvinës dhe në disa komuna; forcë e dytë në Bajram Curri, Peqin, Kashar dhe një sërë komunash.
Forcë e tretë politike në qendra të mëdha të vendit si Vlorë, Durrës, Fier, Sarandë, Rrëshen, si edhe në bashkitë Shijak, Sukth, Cerrik, Patos, Konispol e në një pjesë të konsiderueshme të komunave të vendit.

Në Tiranë, si edhe në bashkitë Berat, Elbasan dhe Lushnje, PDIU është afirmuar forcë e katërt politike.
Këto vota qytetarët shqiptarë ia kanë besuar një force politike që ka vendosur në rradhë të parë kombin shqiptar”, kështu ëshët shprehur Drejtori i Marrëdhënieve Publike i PDIU, z. Ardit Bido.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›