E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet Burgaj Policia ka zbatuar me korrektesi ligjin

Policia e Shtetit ka qenë gjatë gjithë kohës në zbatim të ligjit me korrektësi, deklaroi sot Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj .

Duke folur për rolin e Policisë gjatë procesit për zgjedhjet lokale të 8 majit, Burgaj tha se, “deri në këto momente Policia e Shtetit ka qenë gjatë gjithë kohës në zbatim të ligjit me korrektësinë më të madhe”.

“Nuk ka asnjë rast denoncimi për asnjë punonjës të Policisë së Shtetit që të ketë shkelur ligjin”, tha ai.

Sipas tij, angazhimi i Policisë së Shtetit në këtë proces është vlerësuar edhe nga Ambasadori i OSBE, Wolfarth, që ka theksuar se, Policia e Shtetit ka bërë një punë të shkëlqyer duke siguruar procesin e numërimit, një shërbim shumë i i rëndësishëm për qytetarët dhe për vetë demokracinë.

Deklarata e kreut të Policisë së Shtetit, Burgaj u bë në media pas një aktiviteti të organizuar ne Drejtorine e Pergjithshme të Policisë me rastin e dekorimit në përfundim të misionit të Këshilltarit të Lartë për çështjet policore në Zyrën e Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Klaas Los.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›