KQZ, Milo: Berisha kërkon alibi për humbjen. Ska fitore të lehtë për PS-në
Tiranë- Partia Demokraia Sociale ka nisur fushtaën elektorale në 10-vjetorin e krijimit të saj.
Gjatë ceremonisë në fjalën e tij, kreu i PDS-së Paskal Milo duke komentuar situatën politike në vend tha se kryeministri Berisha kërkon alibi për humbjen e sigurt që e pret,- duke e quajtur mjeshtër të manipulimit.
Berisha kërkon një humbje me nder dhe një zbritje të butë nga kali i tij. Është mjeshtër në mashtrime. Nëse do të kishte ccmime Guines në këtë fushë, do ishte i pari për mashtrime.
Ndaj tha Milo, Duke njohur potencialin negativ të pushtetit dhe djallezitë, Partia Socialiste të mos ushqejë iluzione për një fitore të lehtë. Mos të kujtojë se u kthye LSI-ja , aty ku duhet të ishte prej kohesh, dhe do të fitojmë. Demokaracia Sociale është e gatshme të jap kontributin e saj ne fitoren e përbashkët. Ne do të mbështesim PS-në në 23 qershor. Me fitoren e zgjedhjeve do të perfundojë edhe kalvari i vuajtjeve opozitare. Ne do ta fitojmë të ardhmen,- përfundoi al.
Milo tha se kokëfortësia e shefit të qeverisë për situatën e krijuar në KQZ, Po krijon një problem të madh me ndërkombëtarët. Kështu bëri në largim e sipër në vitin e mbrapshtë 96-97. Është bërë i shurdhët ndaj rekomandimeve e vërejtjeve të Brukselit.