Rama: Do ndërtojmë Korridorin e Kaltër, zgjidhim çështjen e pronës në bregdet
Vlorë- Partia Socialiste ka bërë sot prezantimin e programit të saj për zgjedhjet e 23 qershorit në Vlorë, ndërsa është akuzuar qeveria se ka manipuluar me shifrat e papunësisë.
Kreu i saj Edi Rama, u shpreh se PD-ja po kopjon programin se saj lidhur me punësimin dhe fshatin, ndërsa tha se kreyministri Berisha ka fshehur numrin e të papunëve në shifrat e Institutit të Statistikave. Ai tha se kur PS-ja të vijë në pushtet do të zgjidhë çështjen e pronave në bregdet.
Ndërkohë, që sipas INSTAT-it që varet nga kryeministri, brenda këtyre 4 vite kanë humbur 51 mijë vende pune. Dhe kur ne u përqendruam tek kjo shifër dhe menduam se së paku këtë shifër qeveria nuk do e kontestonte, ca ndodhi u fik faqja zyrtare e INSTAT-it, dhe u ndez pas katër ditësh dhe thuhej se mungonin vetëm 9 mijë vende pune dhe as INSTAT-i nuk e nxori dot barazim. Qeveria dhe kryeministri rendin pas programit dhe rrugëtimit tonë të komunikimit të programit dhe risive që kemi bërë publike në këtë rrugëtim dhe flasim me publikun sikur të ishin opozita që kërkon votën për të bërë këtë dhe atë,- tha Rama.
Në vijim socilisti ka ironizuar kryeministrin mbi gjatësinë e rrugëve të reja, duke thënë se kur PS-ja të vijë në pushtet do të krijoë një infrastrukturë tërësisht moderne.
“Ne do të ndërtojmë Korridorin e Kaltër, për të lidhur infrastrukturën tonë me infrastrukturën rajonale, korridor që do t’i shërbejë turizmit shqiptar”,- tha Rama, duke shtuar se aplikimi i taksës progresive do të shmangë taksimin e pandershëm.
Ndërkohë gjatë pasdites reagoi edhe Partia Demokratike e cila u shpreh se kryesocialisti gënjen për cilësinë e rrugëve, duke thënë se qeveria socialiste nuk bëri ansjë investim për Vlorën.
Sot, Nastradini në krye të Partisë Socialiste u tall me Vlorën dhe vlonjatët kur lëshoi broçkullën e radhës se, Vlora dhe e gjithë Labëria qenkan izoluar nga Berisha dhe se ai do ti çlirojë ata nga izolimi. Rama ka të drejtë, sepse ai nuk e njeh dhe nuk e pranon Vlorën reale, por vetëm Vlorën e gënjeshtërt. Ai udhëtoi sot nga Tirana në Vlorë në autostrada me 4 korsi, përveç një segmenti të shkurtër prej 10 kilometrash dhe mbërriti atje në 1 orë e 40 minuta. Por për të, kjo është Shqipëria dhe Vlora e gënjeshtërt. Sepse sipas tij, Shqipëria e vërtetë dhe Vlora e vërtetë lidheshin me një rrugë plot xhunga e gropa, ku të dilte shpirti dhe të duheshin së paku 4 orë e gjysmë për ta përshkuar. Rama sot bëri rolin e Nastradinit kur u tha vlonjatëve se Berisha i ka injoruar tërësisht, paçka se kur u nis për të drekuar tek dajo Kolekët arriti tek pronat e tyre përmes një rruge të standardeve europiane, që dajot e tij nuk e ndërtuan kurrë për 50 vjet. Vlora e sotme e Edi Ramës është Vlora e gënjeshtërt, sepse ajo ka një port dy herë më të madh se në kohën kur qeverisnin socialistët. Madje, vetëm pak kilometra nga Vlora e izoluar është dhe një port jahtesh ku janë parkuar edhe jahtet e disa deputetëve të tij- tha PD.
Reagime pati edhe nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, i cili nëpërmjet një shkrimi në rrjetin Facebook tha se qeveria Berisha ka shtruar 18 mijë km rrugë.
Pastaj tha se nuk kishte pare njeri duke punuar. Por, Rames i ka dale nga mendja se sot eshte e shtune dhe dynjaja e ka pushim. Ka vetem nje kantier ne Shqiperi ku punohet edhe te shtunen, autostrada Tirane-Elbasan. Zahmet e ka zoti Rama, le t’i bjere andej ne kthim dhe te shohe si punohet. Ne mos, duhet te prese te henen. Pastaj molloisi per pune te kilometrave dhe tha se nuk jane 10 mije, por nje mije dhe se Shqiperia nuk ka dhjete mije km rruge. Njeriu qe do te behet kryeminister duhet te dije se ne fakt vendi ka rreth 18 mije kilometra rruge, pra te shkoje ne Tokio, te haje dreke sic tha Rama, te kthehet dhe te shkoje prape per darke dhe, nese Rama e ben kete, mire eshte te mos kthehet hic. Por, cudine e madhe Rama e beri gjetke. Premtoi se do te ndertoje nje atostrade te kalter, ne det, nga Mali i Zi ne Greqi. Ky ia kaloi edhe Pandi Majkos per guxim, nese eshte guxim dhe jo gje tjeter… Pandi tha dikur se do ndertonte nje tunel detar per te lidhur Vloren me Otranton, ky do ndertoje nje autostrade detare gjashe here me te gjate se tuneli i Majkos. E kuptoni qe ky eshte me karavidhe se Pandi i shkrete!!!!!! Gjithesesi une nuk kuptoj nje gje. Pse nuk i mat rruget ky njeri?! Listen e ka. Le ti mase dhe te na thote sa jane. Ne themi qe jane 10 237 kilometra, po ai le t’i mase vete fundja. Do t’i dalin 5 118.5 ede, ose 20 474 vangjushe,- tha Olldashi.