E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Nisin votimet, probleme sporadike me bojen

TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë daljen e pare publike per procesin e votimit. Në një konferencë për shtyp direkt nga KQZ, në orën 09:00 zëdhënësi i këtij institucioni, Leonard Olli bëri të ditur se pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë shqetësim për hapjen e votimit.

"Në të gjitha rastet ka qenë prania e komisionerëve, vetëm në disa raste sporadike ka pasur vonesë të tyre, por jo mungesa. Shpresojmë të ecë normalisht procesi" theksoi Olli.

I vetmi shqetësim në formë sporadike ka qenë mungesa e bojës për të mundësuar vulosjen e kutive. "KQZ ka marrë masat për të çuar sa më parë në këto vende bojën dhe të ecë normalisht procesi", tha Olli.

Sipas zëdhënësit të institucionit që administron procesin zgjedhor nga 4750 qendra votimi në të gjithë vendin, probleme mund të ketë pasur vetëm në pak qendra votimi.

"Nga 4750 qendra votimi në të gjithë vendin nëse ka probleme në rreth 20 QV atëherë këto probleme mund të quhen sporadike"- sqaroi Z. Leonard Olli i cili theksoi detyën e KQZ sot: Garantimi i të drejtës së qytetarëve për të votuar në mënyrë të painfluencuar" .


****



Kanë nisur në orën 7 votimet në Shqipëri

ora: 07:00

Pikërisht në ora shtatë, sipas kohës lokale, në Shqipëri filluan votimet në zgjedhjet e përgjithshme politike, të shtatat që zhvillohen që nga vendosja e sistemit të pluralizmit politik në vend.
Bazuar në ligjin zgjedhor, dita e shtunë ishte përcaktuar heshtje zgjedhore, për t'u dhënë mundësi zgjedhësve të reflektojnë për votën që do të hedhin më 28 qershor, ditën e diel.

Të premten në mbrëmje, dy partitë kryesore, PD dhe PS, mbajtën tubimet përmbyllëse në kryeqytet. Demokratët u mblodhën në sheshin Skënderbej, kurse vetëm disa qindra metra më tej, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, u tubuan socialistët.

Fjalimet e oratorëve të dy kampeve ishin entuziaste, duke u përpjekur për të ngjallur besim në fitore.

Këto manifestime u zhvilluan dhe përfunduan në mënyrë festive, megjithë tensionin e krijuar vetëm një ditë më parë lidhur më afersinë në kohë dhe hapësirë të dy tubimeve.

3.1 milion zgjedhës janë të rregjistruar për votimet e 28 qershorit.

Për herë të parë në Shqipëri zbatohet sistemi zgjedhor proporcional-rajonal. Vendi është ndarë në 12 qarqe prej ku do të dalin 140 deputetët e parlamentit të ri.

34 parti janë grupuar në 4 koalicione kryesore, dy në spektrin e majtë dhe dy në spektrin e djathtë.

Përvec vëzhguesve lokalë, rreth 400 vëzhgues ndërkombëtarë nga OSBE-ODIHR, Këshilli i Europës, Parlamenti Europian, NATO dhe BE do të ndjekin nga afër zgjedhjet, të cilat konsiderohen si një test i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri.

SHENIM I REDAKTORIT: Per arsye te nje anomalie ne server, komentet e lexuesve nuk eshte e mundur te shfaqen. Do tju njoftojme sapo ky modul i faqes te riparohet. Ju kerkojme ndjese. Stafi Online



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›