E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i LSI, Ilir Meta hedh votën: Gjeta lehtë nr.24

TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, votoi sot rreth orës 09:10, në qendrën e votimit numër 1882 në njësinë bashkiake nr. 7, në Laprakë, Tiranë.

"E pata shumë të lehtë ta gjeja numrin 24", tha Meta në një prononcim të shkurtër për gazetarët, duke iu referuar numrit të partisë që drejton në fletën e votimit.

Ai e cilësoi 28 qershorin si një ditë të mbarë, "Shikoni sot se si është koha, pas disa ditësh me shi. Le të kontribuojmë të gjithë për mbarësinë e kësaj dite", përfundoi kreu i LSI-së.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›