KQZ: Operatorët televizivë të dorëzojnë tarifat për reklamat e fushatës
TIRANE – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kërkon operatorëve televizivë që të dorëzojnë në KQZ, brenda datës 23 maj, tarifat për transmetimin e reklamave zgjedhore.
Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj bëri të ditur se tarifat zyrtare që do të dorëzohen nga operatorët televizivë, do të publikohen në faqen zyrtare të Komisionit Zgjedhor.
“Operatorët detyrohen të dorëzojnë në KQZ tarifat për çdo segment, brenda datës 23 maj 2013, pasi 24 maji është dita e hapjes së fushatës nga partitë politike. Tarifat zyrtare që do të dorëzohen nga operatorët televizivë do të publikohen në faqen zyrtare të KQZ-së”- deklaroi Hoxhaj.
(er.nu/BalkanWeb)