E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat në Lezhë, plagoset rëndë 24-vjeçari

LEZHE - Një 24-vjeçar nga Lezha është plagosur me armë zjarri. Ngjarja e rëndë është shënuar në shëtitoren kryesore dhe mësohet se 24-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Paraprakisht mësohet se i plagosuri, Klevis Prenga po qëndronte në automjetin e tij, ndërsa është qëlluar me armë zjarri nga disa persona ende të paidentifikuar që udhëtonin në një automjet me xhama të zi.

Policia ka shoqëruar disa persona si dëshmitarë okulare, për të zbardhur ngjarjen, ndërsa ende nuk ka një pistë zyrtare apo të dyshuar. 24-vjeçari ndërkaq mësohet se për shkak të plagëve të marra ndodhet në gjendje të rënde në Spitalin Ushtarak.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›