E Shtunë, 31 Tetor 2026

40-vjetori i revoltës në burgun e Spaçit, homazhe për ish-të dënuarit

spoaci-yesSpaç- Më 21 maj të vitit 1973, të burgosurit e Spaçit iniciuan një revoltë kundër regjimit diktatorial të Hoxhës. 40 vjet më parë revolta u shtyp duke çuar në pushkatimin e disa prej të burgosurve për motivacion politik.

Në kujtim të personave që vuajtën dënimin ose humbën jetën në burgun famëkeq të Spaçit, të afërmit e tyre vizituan ambientët e burgut sot të rrënuar.

“Bëra 11 vjet burg. Përvec torturave që më janë bërë në dhomë më janë bërë edhe torturave në galeri. Ne ishim skllevërit e komunistëve”,-tha Perikli Shqevi, ish-i burgosur politik.

Një tjetër ish-i dënuar politik, Vllasi Koci kujton: “Torturat ishin shumë të mëdha. E kemi hequr atë zi dhe nuk pretendonim se një ditë do të dilnim gjallë. Por Zoti na pa dhe sot vijmë të shohim këto ambiente ku kemi vuajtur”.

E pranishme në ceremoni, kryetarja e Grupit të Punës në PS, keti Bazhdari tha: “Ne i bëjmë thirrje të gjithë atyre ish të përndjekurve politikë që t’i bashkohen këtyre burrave dhe grave, të cilët kanë marrë mundimin të vijnë sot dhe të ripërkujtojnë të gjithë vuajtjet e sistemit komunist, në mënyrë që diktatura të mos ripërsëriten më në Shqipëri dhe të gjithë ata martirë të marrin vlerat e duhura”.

Revolta e të burgosurve zgjati deri më 24 maj të vitit 1973, kur forca shtesë nga Tirana shtypen revoltën dhe një gjykim që zgjati vetëm 13 orë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›