E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Koalicioni i pazareve luan bllof me 3 ligjet, Rama eja t'i votojmë

TIRANE-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu akuzoi sot Partinë Socialiste se së bashkë më koalicionin e saj luajnë bllof me 3 ligjet duke kushtëzuar integrimin për shqiptarët. 

“Pa asnjë ide, pa asnjë projekt dhe pa asnjë kauzë të shëndetshme, dyshja e koalicionit të pazareve po kërkon një kamerdare shpëtimi nga anija që po mbytet e që askush nuk e di cilin ka për kapiten”, tha Bregu në një deklaratë për shtyp.

 Ministrja tha se Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk kanë sy e faqe t’u dalin përpara fermerëve që iu hoqën miliona euro subvencione, studentëve që iu hoqën qindra mijëra bursa studimi, nuk kanë guxim t'u dalin përpara mjekëve dhe mësuesve dhe nuk kanë sy e faqe tu kërkojnë falje shqiptarëve për këto muaj bllokim. 

"Se nuk kanë sy e faqe t’u dalin përpara fermerëve, të cilëve, me bllokimin për tre vjet e 230 ditës të statusit, u hoqën miliona euro subvencione;
-se nuk kanë sy e faqe t’u dalin përpara studentëve që u mohuan qindra bursa studimi për në BE;
-se nuk kanë sy e faqe t’i dalin përpara biznesit që i mohuan mundesinë e miliona eurove kreditim;
-duke mos patur sy e faqe t’u dalin përpara mjekëve e mësuesve shqiptarë, që u hoqën mundësinë për qindra kualifikime në vendet e Bashkimit Europian;
-duke mos patur sy e faqe t’u kërkojnë falje të gjithë shqiptarëve për këto tre vjet e 230 ditë pengmarrje të ëndrrave dhe prosperitetit të tyre, kjo dyshe ka paturpësinë dhe paftyrësinë të vazhdojë me tallje dhe bllofe, sikur janë ata të interesuarit e mëdhenj të votimit të 3 ligjeve të integrimit".

Sipas saj, Rama duhet të kërkojë falje për bllokimin dhe të cojeë deputetët në parlament për të votuar menjeherë 3 ligjet.
“Ashtu si për tre vjet e 230 ditë me radhë, ftojmë edhe njëherë opozitën t’i lërë mënjanë, një herë të vetme bllofet dhe pazaret në kurriz të shqiptarëve.
Edi Rama, pasi t’i kërkojë publikisht falje qytetarëve për dëmin e madh që u ka bërë imazhit, mirëqënies dhe prosperitetit të tyre, këto tre vjet e 7 muaj, t’í sjellë të tijët në parlament dhe t’i votojë 3 ligjet, për të ndihmuar jo vetëm shqiptarët, por për të çliruar edhe vetëveten nga sindroma e bllokimit dhe shtrëngicës politike, që po e detyron të futet në këto zgjedhje vetëm me një platformë: atë të bllofeve, farsave e barcaletave.
Pra me plaftormën, që vetëm Edi Rama e njeh mirë, atë të humbjes. Sepse shqiptarët nuk kanë nevojë për barcaleta e qaramanë, por për punësim, mirëqënie e integrim!”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›