Berisha: Projekti i granteve për fermerët, histori e vërtetë suksesi
ELBASAN – Kryeministri Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me fermerë dhe përfaqësues të agrobiznesit në Gjegjan të Elbasanit. Kryeministri vlerësoi reformat e qeverisë në mbështetje të fermerëve, ndërsa e cilësoi projektin e granteve si një histori të vërtetë suksesi.
“Garantoj çdo fshatar, çdo fermer të këtij vendi se ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që ju të prodhoni më shumë, të fitoni më shumë, të begatoheni më shumë. Për ne bujqësia dhe degët e saj, zhvillimi i tyre, janë vendimtare për zhvillimin e Shqipërisë. Ne nuk e imagjinojmë dot Shqipërinë të zhvilluar me fshat të pazhvilluar. Në këtë projekt në këto vite kemi përqëndruar mbi 60% të buxhetit vetëm në infrastrukturën rrugore, pasi ajo përbën një kusht themelor për suksesin tuaj. Ju në konceptin tonë duhet të keni infrastrukturë të njëjtë me lagjet e qytetit. Duhet të keni rrugë, shkolla, qendra shëndetësore, ujë 24 orë si në qytet, sistem vaditje. Në rastin e bujqësisë këto janë infrastruktura jetike për zhvillimin e bujqësisë. Pastaj bujqësia vetë ka problematikën e tyre. Ne nuk po qëndrojmë duarkryq. Ne vijmë tek ju të bindur se projekti i granteve që ne e filluam për herë të parë në 2007 është një histori e vërtetë suksesi. Gjatë këtij viti mund të kem patur absolutisht jo më sulm ankesa se sa gishtërinjtë e duarve. Kam patur zero ankesa që të thonë, zoti kryeministër nuk ma financuan projektin sepse jam socialist. Eshtë zbatuar ligji dhe interesi publik. Grantet në bujqësi 4 vitet që vijnë do të rriten nga 57 milion dollarë në 156 milion dollarë.”- deklaroi kryeministri.
Kryeministri i siguroi fermerët se qeveria mbetet e angazhuar për të vazhduar skemën e mbështetjes për ta.
(er.nu/BalkanWeb)