E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ PRGJEGJSI HISTORIKE

Ndersa keto dite jeta politike dhe institucionale e Shqiperise eshte tronditur thelle nga nje aktivitet teresisht i paligjshem i KQZ jo rralle kemi degjuar njerez te ndryshem kryesisht analiste apo te lidhur ne nje menyre ose nje tjeter me pushtetin te kerkojne te na mbushin mendjen se jemi ne nje rruge teresisht normale zhvillimi te sistemit.

Keta institucionaliste autodidakte nga halli po mundohen mes te tjerave ti sugjerojne publikut dhe ne menyre te vecante opozites se demtuar se rruga qe duhet ndjekur eshte ajo institucionale. Sepse sigurisht shteti ka ligje ka institucione dhe ne kete menyre nuk ka pse te kete shkak qe qytetaret te revoltohen per cka po ndodh. Sigurisht vazhdojne edhe me tej me arsyetimin e tyre se jemi ne nje demokraci funksionale dhe ne keto kushte sistemi gezon garancite e nevojshme qe cdo paligjshmeri te zgjidhet.

Teorikisht kane te drejte. Kolegji Zgjedhor ne kete rast eshte nje garanci qe kjo ceshtje te marre drejtimin dhe zgjidhjen e duhur. Mirepo cuditerisht ata dhe te tjere si ata anashkalojne ate cka po ngjet me vete KQZ-ne organ i cili teorikisht dhe ligjerisht eshte gjithashtu nje organ garancie. Kjo qofte sipas ligjit shqiptar qofte sipas standardeve europiane te zgjedhjeve.

Edhe per kete e kane nje pergjigje pse cprisje ti KQZ eshte thjesht nje organ bipartisan dhe si i tille keshtu do te sillej . Pa thuhen edhe te tjera si p.sh. se numerimi ishte transparent po ama nuk e pranojme rezultatin e numerimit duke harruar se standardet e zgjedhjeve perfshijne edhe fushaten listat e tejmbushura te zgjedhjeve me banore te qyteteve te tjere dhunen ne fushate dhunen psikologjike ndaj administrates perdorimin per nevoja partiake te funksionareve te kesaj administrate etj. etj.

Megjithate per tiu rikthyer ceshtjes qe na intereson ne kete opinion eshte e vertete se KQZ eshte nje organ i zgjedhur mbi baze kompromisi politik. Por nuk mund te anashkalohet fakti se anetaret e tij kane bere nje betim dhe jane duke ushtruar nje detyre shteterore dhe jo partiake. Si e tille kjo detyre ka pergjegjesi te jashtezakonshme politike dhe ne ndonje rast edhe penale. Ne kete kuptim te justifikosh apo argumentosh kete qe sot po ben KQZ eshte ne rastin me te mire nje injorance dhe ne rastin me te keq nje spekulim i paster qe sigurisht nuk shtyhet nga qellime te mira.

E njejta logjike vlen edhe kur synohet te mbyllet ky kapitull me idene se mjafton ti drejtohemi Kolegjit dhe ceshtja marrka keshtu rrugen e vet institucionale. Duke harruar apo neglizhuar me qellim ate cka po prodhon sot para syve tane KQZ. Si mund te kalohet kaq lehte ajo cka po ndodh sot ne KQZ Absolutisht nuk mund te kalohet lehte. Dhe per te kuptuar kete le te nisemi nga shqyrtimi i disa prej pasojave qe do te na vijne drejtperdrejt nga ajo.

E para humbja e nje institucioni garancie. Qofte sipas Kodit Zgjedhor qofte sipas standardeve europiane te zgjedhjeve KQZ eshte organi kryesor i garantimit te zgjedhjeve. Jemi perballe nje institucioni krejtesisht te varur ne shumicen e tij nga shumica ne pushtet dhe si i tille ai nuk garanton me zgjedhjet dhe mbarevajtjen demokratike te tyre.

KQZ eshte tashme nje organ politik nje instrument i rrezikshem ne duart e pushtetit per fatet e demokracise ne vend. Sjellja qe ka bere pas ketij 8 maji ky institucion do te kete nje ndikim negativ jo vetem ne te ardhmen e shpejte ne lidhje me zgjedhjet aktuale por me shume e me keq akoma ajo do te demtoje ne menyre veshtiresish te rikuperueshme besimin e qytetareve te zgjedhjet. Ky dem eshte i pallogaritshem.

Vitet qe pasuan 96 e treguan me se qarti se sa veshtire eshte te rindertohet besimi qytetar e sa mund do te duhet ne vitet e ardhshme per ta arritur kete. Pergjegjesia ne kete rast eshte maksimale per Kryetarin dhe shumicen e tij politike ne KQZ.

Por ka edhe me akoma. E gjitha kjo do te bjerre pa lekundje besimin qe partneret tane nderkombetare do te kene tek vendi yne. Per gjithe keta vite BE dhe SHBA investuan kaq fuqishem ne Shqiperi me financime dhe asistence teknike me besimin se kjo do ta ndihmonte kete vend ne tranzicionin e tij drejt konsolidimit te demokracise.

Por nese deri dje ata kane menduar se kjo ecje mund edhe te perparonte sot e kane me te qarte se kurre - duke pare ne menyre krejt transparente nje paligjshmeri te tille - se Shqiperia eshte nje vend i veshtire. Po nese ata binden perfundimisht ashtu sic jane bindur tashme disa prej nesh se ky vend nuk behet dhe se demokratizimi i tij do te doje shume me teper vite sec iu deshen ballkanasve te tjere

E te na lene keshtu ne vetmine tone te rrezikshme Kush ka sy e veshe duhet ta kuptoje se nje trajtim i tille nuk duket i pamundur. Aq me teper qe situata ne Ballkan po ndryshon dhe vendet e tjera jane tashme ne pragun e BE-se dhe ne kete kuptim Shqiperia si faktor paqeje dhe stabiliteti teze qe aq shume e shiti keto vite nuk do te kete me kuptim ne nje gjeopolitike te re.

Pra paligjshmeria qe po realizon sot KQZ drejtperdrejt ne te gjitha ekranet e televizioneve Shqiptare duhet pare me shume kujdes dhe shqetesim. Ajo rrezikon te bjerre besimin qytetar ndaj demokracise dhe zgjedhjeve te partnereve tane nderkombetare dhe bashke me ta te integrimit europian te ketij vendi. Ne kete kuptim ajo do te vrase pa asnje dyshim disa nga stimujt me jetike te zhvillimit te demokracise ne vend konsolidimit te saj.

Le te jemi me te qarte rreziku per te bere prapa drejt nje regjimi autoritarist eshte me real se kurre. Askush nuk do te jetoje me si me pare pas ketyre diteve as lideret politike dhe as qytetari me i thjeshte.

Ristani dhe shumica e tij ka shume mundesi qe kete situate te rrezikshme te mos e shohin nga ky kendveshtrim. Ne fakt duket sheshit qe ai e ka te pamundur objektivisht ta kuptoje ate cka po i ben Shqiperise dhe te ardhmes se saj. Ashtu i zbehte dhe i paedukuar para syve te te gjitheve ai po kryen publikisht kete veper apo manipulim te vogel me permasa katastrofike.

Duket sikur nuk po e shohin rrezikun as frymezuesit e tij qe pushteti dhe borxhet u kane errur syte. As nje numer intelektualesh te cilet nga ekrani ne ekran duke corientuar ndergjegjshem qytetaret e ketij vendi po i ndihmojne te kuptojne se demokracia jone qenka funksionale etj. etj.

Keta mjerane te intelektit simbole te mungeses se parimeve dhe personalitetit harrojne qe ajo qe mbrojne sot neser do ti rrezikoje edhe ata vete. Kujt me shume e kujt me pak kujt me shpejt e kujt me vone antiligji qe po tolerohet sot do tia ngushtoje deri ne mbytje lirine dhe te drejtat. Ky eshte nje rezultat fundor i nje rruge te rrezikshme neper te cilen KQZ ky organ garancie po na drejton sot. E per te cilen e gjithe kjo armate laramane interesaxhinjsh te vegjel do te mbaje nje pergjegjesi historike dhe veshtiresish te shlyeshme ne kujtesen e ketij vendi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›