Loja me rregullat e lojes
Pavaresisht pritshmerise se elektoratit dhe miqve perendimore vota e 8 majit nuk arriti te paqtonte politiken ne respektin ndaj shenjterise se votes. Ne nje kthese te befte nga qendrimi i ngurte ndaj transparences se 2009-s mazhoranca ngulmoi per domosdoshmerine e leximit te pakushtezuar te vullnetit te shprehur te votuesit pavaresisht debateve dhe kundershtive rreth rrethanave momentit kur kerkohet sinqeritetit e vijimesise ne kohe ndjeshmerise politike pritshmerive te perendimit ndaj fazave te procesit apo praktikes se deritanishme ligjore apo de fakto te numerimit.
Transparence pakufi
Leximi korrekt i votes perben nje sine qua non domosdoshmeri demokratike qe ne parim merr prioritet ndaj cdo hapesire te intepretueshme ligjore. Kjo ishte moto e perpjekjes titanike dy vjecare te opozites qe ndryshe nga mazhoranca sot nuk e motivoi ne emer te fitores ne tavoline por transparences se nevojshme per persosjen e garantimin e procesit zgjedhor qe me 8 maj provokoi peshtjellimin e radhes.
Perdellimi i sotem i mazhorances ndaj fatit te votes ne antiteze me kundervenien ndaj transparences se 2009 me finale djegien e arkivimin e fakteve zgjedhore pertej mosbesueshmerise perceptohet si cinizem politik. Predikuesin mund ta beje edhe mekatari i rrefyer ndaj mazhoranca perpara se te insistonte ne numerimin e cdo vote tiranase te hedhur me 8 maj duhet te vet-clirohej me nje pendese publike per mbylljen e kutive te 2009 duke demonstruar vullnetin politik per transparencen e asaj cka mbetur prej database te zgjedhjeve 2009 perfshire rregullimin ligjor te carkivimit te materialeve zgjedhore.
Ne perligjje te respektit te pakushtezuar ndaj votes ajo duhej njekohesisht te inicionte leximin e votave jetime te 2011 ne te gjithe vendin per te mos diskriminuar vullnetin e asnje zgjedhesi pavaresisht sa afer apo larg Tiranes votoi ai. Per me teper kur nuk behet fjale per rinumerim per efekt transparence por per efekt pushteti.
Finishi i pranuar nga te gjithe
Pavaresisht precedenteve te KQZ Kolegjit Zgjedhor apo raporteve te OSBE ne parim cdo vote e qarte duhet numeruar dhe koncepti i vlefshmerise duhet te rishikohet ne Kodin Zgjedhor si pjese e rregullave per te shmangur subjektivizmin. Shperfillja e rregullave kur kryeson garen dhe referimi kur humbet ate nuk deshmon pergjegjshmeri konsistente demokratike duke i hapur rruge spekulimit dhe tensionit politik te panevojshem.
Vullneti mazhoritar per respekt ndaj rezultatit te procesit zgjedhor ngre pikepyetje nese rikthehemi ne pasditen e 14 majit kur me kutine 485 te gjithe mbanin frymen pezull demokratet perfshire. Ishte momenti i se vertetes dhe dakortesia ishte totale - partite elektorati vezhguesit media e partneret perendimore. Ajo pasdite ishte e nxehte dhe stresuese sepse ishte finishi i gjithepranuar. Ekstaza dhe festimet qe pasuan reflektuan pritshmerine e atij momenti normale kjo nisur nga rezultati i ngushte qe kutia 485 kurorezoi.
Nese per mazhorancen ajo pasdite nuk ishte fundi i procesit dhe numerimi do te vijonte gjetke behej i panevojshem i tepert deri butaforik eksitimi i dukshem dhe perjetimi i ethshem i asaj gare ate dite duke ngritur pikepyetje rreth ndjeshmerise ndaj vullnetit te votuesit dhe paragjykimin per nje reagim te kundert te mazhorances nese rezultati do te ishte ndryshe.
Pasditja e kutise 485 ishte finalja e madhe jo vetem per elektoratin shqiptar KQZ ne perditesimet e saj partite politike dhe KZAZ-te qe deri ate moment kishin rene dakord ne pavlefshmerine e votave te gjetura ne kutite alternative median ne percjelljen non-stop te saj por dhe per partneret miqte tane dhe organizatat vezhguese qe u siguruan te ishin deshmitare te kurorezimit te procesit dhe shpalljes se pritshme te rezultatit paraprak.
Tabelat progresive te KQZ deri ne kutine 485 ishin deshmi e xhiros se fundit te gares elektorale dhe nuk duam te besojme se ato rezultate te emetuara prej nje institucioni shteteror te ishin spontane te paverifikuara te pabazuara dhe si te tilla pa kurrfare vlefshmerie per strategjite e partive dhe pritshmerite e elektoratit. Duke zhvleresuar solemnitetin e kutise 485 kemi cenuar rregullat e lojes dhe zhgenjyer miqte perendimore te vene perseri ne siklet prej absurdit tone rutine.
Pokeri politik i metropolit
Perballe humbjes se mjaft bastioneve te saj mazhoranca instinktivisht nuk mund te pranonte automatikisht humbjen me vetem 10 vota diference ne metropolin shqiptar. Pertej sedres politike dhe pushtetit te munguar ne metropol ajo rrezikonte trysni politike ne rritje per zgjedhje te parakohshme. Perpara faktit te kryer pas pretendimeve per gabime njerezore u vijua me merakun e votes jetime per te tentuar ne mos fitoren me pak fat edhe pas kalimit ne Kolegjin Zgjedhor te pakten karten e fituesit moral te Tiranes pas te ciles prapaktheu i mundshem per teknikalitet per hir te rregullave shpresohet te lexohet si burreshtetesi nderkohe qe sfumohet kauza e opozites per zgjedhje te parakohshme duke e zhvleresuar fitoren e saj ne fitore tavoline per teknikalitet.
Situata nderlikohet kur shumica ne KQZ ndryshe nga precedentet ndaj transparences se votes sot shfaq zell teper proaktiv ndaj hetimit te cdo cepi te tubacionit zgjedhor gje qe normalisht duhej te pershendetej nese do te perbente nje vijimesi prej saj. Ligjet nuk jane te persosura dhe lene vend per interpretim por njekohesisht ato synojne thjeshtezimin dhe lehtesimin e administrimit te proceseve duke lene hapur hapesirat per ankimim ne sistemin gjyqesor.
KQZ nuk e ka te nevojshme te shnderrohet ne nje KZAZ te mirefillte e te tejskashme duke pasur parasysh se nese identifikohet si e tille le te hapur ceshtjen se kujt do tia relatoje me tej bilancin e ri pervecse vetvetes dhe si do te certifikohet rezultati final nese anetaret e opozites ne kete mega-KZAZ do te refuzojne te behen pale
Vota ndan votimi bashkon
Opozita nuk ka arsye ne parim te jete kunder leximit te votes se lire jo thjesht se do te perbente nje precedent boomerang por dhe se ajo eshte kauza morale e saj prej 2009. Duke u shprehur kunder lojes me rregullat e lojes dhe e befasuar nga veprimi i paprecedente i mazhorances testi per te eshte te ruaje qetesine e vetepermbajtjen per te konfirmuar precedentin demokratik te radhes duke denoncuar e sensibilizuar efektivisht per intimidimin e procesit elektoral.
Pertej thirrjes ndaj prokurorise per hetime te parregullsive ne proces dhe protagonizmit te dyshimte te syresh ne ceshtje me ndjeshmeri publike opozita ne rast te permbysjes se rezultatit ne tavoline ne disfavor te saj prej KQZ pertej kartes morale te refuzimit te inskenimit se radhes ndersa duhet te apeloje ne respekt te ligjit ne Kolegjin Zgjedhor duhet te loboje dhe sensibilizoje aktoret e duhur perendimor dhe opinionin publik per domosdoshmerine e zgjedhjeve te pergjithshme te parakohshme dhe atyre te reja per Tiranen nen kujdestarine e nje qeverie te mirebesimit.
Ndersa testi per opoziten eshte te reagoje ne te drejten e saj ne respekt te ligjit testi per mazhorancen eshte te deshmoje precedentin e bashkepunimit e vullnetit te mire. Aq sa i shenjte eshte leximi i votes po aq e rendesishme eshte dhe liria prej intimidimit dhe mundesia per ta ushtruar si duhet ate. Pavlefshmeria e votes mbetet nje koncept relativ sepse nuk duhet te mohohet vullneti i zgjedhesit edhe nese perdor nje shenje tjeter te qarte fjala vjen po sikurse nuk duhet shperfillur vullneti i analfabeteve perballe nje flete votimi teresisht verbale ku mungojne simbolet per orientim apo sfidat e votuesve rom te verber invalid pleqeria e thelle apo te semuret kronike ndaj te cileve pergjegjesi per ushtrimin e te drejtes se votes ka se pari qeveria.
Ne respekt te vullnetit te zgjedhesit ndjeshmerite e mazhorances ndaj votes se lire nuk duhet te reduktohen vetem ne leximin si hallke e fundit e administrimit te saj. Per me teper kur rregullat jane te interpretueshme dhe imponohen arbitrarisht. Pertej sfide per mazhorancen kjo eshte sfida per shoqerine shqiptare per te normalizuar procesin qe normalizon me pas mbare jeten politiko-shoqerore. Nese vota ndan votimi bashkon.