Shkurt kronika

Gjykata vendos pushimin e kerkeses se ish-zv.ministrit Beqiri
Me kerkese te avokatit Vladimir Mece Kolegji Penal i Gjykates se Larte vendosi pushimin e kerkeses se ish-zv.ministrit te Energjetikes Leonard Beqiri per paperdorshmerine e provave te marra nga Prokuroria e pergjithshme konkretisht te videos se regjistruar nga vete Dritan Prifti ne ambientet e shtepise se tij. Me terheqjen nga kerkesa e avokatit mbrojtes Kolegji Penal vendosi te pushoje ceshtjen duke e mbyllur si proces gjyqesor. Ndersa nga ana tjeter Prokuroria e Pergjithshme i ka zgjatur afatet e hetimit ndaj deputetit Prifti dhe ish-zv.ministrit Beqiri edhe per tre muaj.
Shtyhet gjyqi mes bashkeshortit te deputetes Bulku dhe deputetes Felaj
Seanca gjyqesore ndaj paditesit Fatos Pashko dhe paditeses Ermonela Felaj njeherazi deputete e Partise Socialiste e parashikuar per dje u shty per mos paraqitje te paleve ne proces gjyqesor. Ndaj deputetes Ermonela Felaj e cila akuzohet nga paditesi Fatos Pashko i njohur edhe si bashkeshorti i deputetes se Partise Demokratike Rajmonda Bulku per akuzen e shpifjes. Sipas padise Pashko pretendon se deputetja Felaj ka shpifur ndaj emrit te tij dhe familjes duke i akuzuar per perfitime te koncesioneve te ndryshme nga Ministria e Energjetikes.