Meta PD pergjegjese per situaten e krijuar ne KQZ
Lëvizja Socialiste për Integrim e lë në dorë të aleates së saj të re, Partisë Socialiste zgjedhjen e ngërçit të krijuar në funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas dorëheqjes së tre anëtarëve të propozuar nga opozita.
Për LSI, tha Meta, nuk është qëllim në vetvete që kjo forcë politike të ketë një përfaqësues në përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Deklaratat, kreu i LSI-së i ka bërë pas një takimi me drejtues të Partisë Aleanca Popullore, përfaqësues të komunitetit çam në vend.