E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ne Labinot Mal, kartat te bllokuara"

Vezhguesit e OSBE/ODIHR, po monitorojne nga afer procesin e pajisjes me karta te zgjedhesve ne Elbasan, pasi kjo zone eshte raportuar me probleme te shumta. Me konkretisht ne komunen Labinot Mal ne Elbasan, rrezikojne te mbeten pa votuar pjesa me e madhe e zgjedhesve per shkak se nga 3.600 persona qe perfshihen ne kete zone, vetem 500 prej tyre jane pajisur me karte identiteti, ndersa kane aplikuar deri tani 1.600 qytetare. Qytetaret ankohen se ende nuk eshte vene ne zbatim vendimi i qeverise per karta 200 lekeshe, por kuponi vazhdon te blihet me vleren e meparshme prej 1.200 lekesh te reja. Problem tjeter qe verehet eshte mungesa e internetit per ore te tera duke krijuar radhe te gjata njerezish. Probleme keto te ngritura dhe ne raportin me te fundit te vezhguesve te OSBE/ODIHR vetem disa dite me pare. Vezhguesit pritet qe se shpejti te nxjerrin raportin e trete dhe te fundit per periudhen parazgjedhore. F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›