E Diel, 1 Nëntor 2026

Liberalizimi i vizave, mberrijne monitoruesit e KE

Mberrijne dje ne Tirane, perfaqesuesit e pare te Komisionit Evropian dhe te vendeve anetare te BE. Delegacioni do te qendroje deri ne fund te muajit, kohe kur do te permbyllet faza e monitorimit qe do t'i behet Shqiperise, sa i takon permbushjes se standardeve qe kane te bejne me liberalizimin e vizave. Gjithcka qe ben pjese ne monitorim, do te jete larg kamerave te gazetareve. Ne perberje te delegacionit do te jene perfaqesues te KE por edhe te derguar nga vende te ndryshme qe jane pjese e unionit. Ata do te zhvillojne mbi 100 takime ne disa prej institucioneve kryesore ne vend, mes tyre me funksionare te qeverise, te Kuvendit, Ministrise se Brendshme, Ministrise se Mbrojtjes dhe te Integrimit. Nje tjeter element kyc i ketij procesi, eshte edhe vezhgimi nga afer i pikave kufitare dhe doganore ne Shqiperi. Ne fund te muajit mars, kur dhe perfundon procesi i monitorimit, te derguarit do te hartojne nje raport permbledhes per fazen ne te cilen ndodhet Shqiperia ne permbushjen e standardeve.

Qendrimi

"Qytetaret e Tiranes me mospjesemarrjen e tyre i dhane Edi Rames, njeriut te mitingjeve funebre politike, leksionin qe meritonte", tha Bumci.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›