Korçë, Peleshi kryeson me 1471 vota

Në qytetin e Korçës janë numëruar deri në orën 18.50 min, 43 nga 62 qëndra votimi, ndërsa kryeson drejtimin kandidati i Partisë Socialiste Niko Peleshi.
Në këtë garë të fortë, dy kandidatët Niko Peleshi, i Partisë Socialiste dhe Andrea Mano luftojnë fuqishëm, ndërsa diferenca mbetet e thellë.
Kandidati i PS-së Peleshi ka marrë 11047 vota dhe kandidati i Partisë Demokratike Mano ka marrë 9576 vota. Në Korcë, Peleshi kryeson me 1471 vota.