E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, Ristani: Brenda 48 orëve do të shpallim fituesin e bashkisë së Tiranës

16-05-2011 / Gazeta 55

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani deklaroi dje në mbledhjen e radhës se brenda 48 orëve të ardhshme do të mund të ketë një tabelë përmbledhëse për rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Sipas Ristanit deri më tani kanë ardhur më shumë se gjysma e tabelave ndërsa mësohet se dje vonë në mbrëmje kanë mbërritur në KQZ edhe tabelat e fundit të cilat do t’i nënshtrohen verifikimit. I pyetur nga mediat se si do të procedojë KQZ-ja për 15 fletët e votimit për kryetar bashkie të gjetura në kutitë e kryetarëve për minibashkitë në njësinë numër 7, Ristani theksoi se është kompetencë e KZAZ-së për të vendosur në lidhje me këto fletë votimi. Sipas tij, tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën përllogaritjen e të gjitha procesverbaleve për të dalë në konstatimin përfundimtar. Në orët e mëngjesit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbërritën edhe diplomatë ndërkombëtarë të cilët realizuan takime me përfaqësuesit e këtij institucioni.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›