Kolegji Zgjedhor shpalli të vlefshme votat e hedhura në kutitë e gabuar - U respektua vullneti i votuesve
Precedenti i vitit 2007 në komunën Temal të Shkodrës
Një precedent i ngjashëm me zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Tiranës, ka shoqëruar dhe procesin zgjedhor në katër viteve më parë. Në komunën Temal të Shkodrës, një gabim i votuesit në hedhjen e votës, bëri që Kolegji Zgjedhor të rivlerësojë votat si të vlefshme dhe duke i certifikuar ato si pjesë e procesit të votimit që më pas do të afishonte rezultatin përfundimtar.
Pikërisht, kandidati demokrat Nard Mani, në mbyllje të numërimit të votave për kryetar, u shpall fitues me 3 vota diferencë, por hapja e kutive të këshillave bëri që të nxirreshin prej aty 5 vota për kryetarin. Votat i takonin subjektit politik PS, me kandidat Mark Zhuri.
Çështja shkoi në gjykatë dhe verdikti final ishte këto vota janë të vlefshme, por thjesht janë hedhur në kutinë e gabuar.