E Diel, 1 Nëntor 2026

“Të respektohet vullneti i qytetarëve, zgjedhjet ishin test i rëndësishëm”

16-05-2011 / Gazeta 55

Shefi i delegacionit të BE, Ettore Sequi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi i konsideroi dje zgjedhjet e 8 majit, si “një test i rëndësishëm për Shqipërinë”. Duke folur për këto zgjedhje, ambasadori Sequi theksoi për mediat se, “ne e konsiderojmë procesin dhe zgjedhjet si një test i rëndësishëm për përparimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.  Diplomati i lartë i Bashkimit Evropian shprehu mbështetjen për institucionet, duke nënvizuar se “ne i mbështesim institucionet dhe kemi besim, që institucionet janë në gjendje që të punojnë me profesionalizëm”. 
Ambasadori Ettore Sequi i bëri këto komente në media, pas një takimi që zhvilloi me përfaqësues të Komisionit Qendror te Zgjedhjeve (KQZ), sot paradite.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›