Trojka e ambasadorëve, takim me kreun e KQZ, Arben Ristani

Arvizu, Sequi dhe Wollfarth, zhvilluan një takim kokë më kokë pak minuta më parë me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani
Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe prezencës së OSBE-së në Shqipëri, takuan sot në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kryetarin e këtij institucioni, Arben Ristani. Aleksandër Arvizu, Ettore Sequi dhe Eugen Ëollfarth, mbërritën në KQZ pak minuta më parë zyrën e kreut të KQZ. Ende nuk bëhet e ditur se cili ka qenë objekti i bisedës me përfaqësuesve të trojkës së ambasadorëve dhe kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE asistuan fuqishëm procesin e numërimit, duke vëzhguar hap pas hapi të gjithë leximin e votave të qytetarëve në disa prej KZAZ-ve të kryeqytetit. Gjithashtu, ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE pritet të asistojnë në finalizimin e shpejtë të procesit të nxjerrjes së rezultateve nga KQZ, pasi të jetë respektuar deri në fund verdikti i qytetarëve.
...